BDI për ndryshimin e Balancuesit: Qeveria monoetnike po zhbën Marrëveshjen e Ohrit

Picture of INA
INA

28/06/2024

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim në një komunikatë lëshuar mediave theksojnë se Qeveria injoron të dhënat e regjistrimit të fundit ku tregojnë se shqiptarët përbëjnë 29,5% të popullsisë. Me këtë siç thonë nga BDI, po zhbëhet Marrëveshja e Ohrit. Tutje nga BDI shtojnë se Qeveria ka vendosur të rikthejë përqindjen nën 25%, duke u bazuar në të dhënat e regjistrimit të 20 viteve më parë, përcjell TV21.

“Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh mosbesim dhe shqetësim të thellë për vendimin e qeverisë me legjitimitet njëetnik, për të ndryshuar formulën “balancues” që përcakton përfaqësimin e drejtë të të gjitha komuniteteve etnike para se ta zhbëjnë atë tërësisht.

Duke injoruar të dhënat e regjistrimit të fundit që tregojnë se shqiptarët përbëjnë 29.5% të popullsisë, kjo qeveri ka vendosur të rikthejë përqindjen nën 25%, bazuar në të dhënat e regjistrimit të 20 viteve më parë.

Ky veprim përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj parimit të përfaqësimit të drejte, një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit.

Ndërkohë, humbësit e zgjedhjeve dhe partnerët e Stoilkoviqit, të kapur dhe të pafuqishëm, vëzhgojnë në heshtje por edhe aktivisht kontribuojnë në degradimin e përditshëm të pozitës së shqiptarëve.

Kjo është pasojë e qartë e faktit se ata nuk janë përfaqësuesit e votuar të komunitetit shqiptar, por partneri i preferuar i VMRO DPMNEsë, duke vënë në plan të parë pozitat, edhe pse kanë marrë vetëm thërrime nga institucionet e zhveshura nga kompetencat.

Bashkimi Demokratik për Integrim është i vendosur të mbrojë parimin e përfaqësimit të drejtë dhe barabartë të të gjitha komuniteteve etnike dhe nuk do të lejojë asnjë përpjekje për të cenuar arritjet e rëndësishme të Marrëveshjes së Ohrit”, thonë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

TË FUNDIT
3 minuta
Ministri Durmishi vizitë në Prishtinë, takimi me Rizvanollin për bashkëpunim dhe prioritetet e përbashkëta
9 minuta
Fronti Europian: Anëtarët e Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive u zgjodhën në mënyrë tinëzare
14 minuta
Dimitrieska-Koçoska: Nevojitej qasje e përgjegjshme, të gjitha detyrimet do të servisohen me ribalancin
20 minuta
Kërcënoi nënën, arrestohet një person në Tetovë
21 minuta
A do të kthehet trupi i Faton Hajrizit në Kosovë, ja çka tha sot Daçiqi nga Tabanoci

ME TE LEXUARA

1 ditë
Mexhiti: Kalojmë në veprim kundër kumarit
3 orë
Hetimi për vrasjet Vanja-Zhezhovski ka përfunduar, prokuroria kërkon bashkimin e procedurave gjyqësore
21 orë
Shkarkohet drejtori i Burgut të Shutkës!
17 orë
Vrasja në Debresh, paraburgim për dy vëllezërit!
1 ditë
Arrestohen hajdutët e druve në Kumanovë
3 orë
Taravari: Deri në fund të vitit, vendime pune edhe për personelin mjekësorë me shkollë të mesme
21 orë
Nikolloski: Kërkojmë që paratë për hekurudhën drejt Bullgarisë të ridedikohen për hekurudhë të shpejtë në Korridorin 10
6 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
1 ditë
Ciceronët e BDI-së duart me gjak, na shesin moral Kombëtar!

LEXO MË SHUMË

452791053_1077705377126167_1179331783632364108_n

Ministri Durmishi vizitë në Prishtinë, takimi me Rizvanollin për bashkëpunim dhe prioritetet e përbashkëta

IMG_0046

Fronti Europian: Anëtarët e Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive u zgjodhën në mënyrë tinëzare

IMG_4179

Dimitrieska-Koçoska: Nevojitej qasje e përgjegjshme, të gjitha detyrimet do të servisohen me ribalancin

policia-tetoves-spb-mpb

Kërcënoi nënën, arrestohet një person në Tetovë

IMG_4698

A do të kthehet trupi i Faton Hajrizit në Kosovë, ja çka tha sot Daçiqi nga Tabanoci

IMG_4698

Daçiq për ish-ushatrin e UÇK-së Blerim Ramadani: Presim që të ekstradohet, është çështje e Maqedonisë së Veriut

IMG_0044

Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri shqiptar, Denion Mejdani

burgu-idrizove

Këta janë drejtorët e rinjë nëpër burgje

IMG_4697

Fetai: Jo serioze idena e BDI-së për rajonalizimin e shtetit! E kanë humbur rrugën në oborr

INFO

NA NDIQ