BDI përballë zgjedhjeve lokale – Pa pushtet dhe pa presion…?

Picture of INA
INA

20/06/2025

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), partia që erdhi në pushtet me kredencialet e luftës së vitit 2001 dhe që për më shumë se dy dekada dominoi politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut, këtë herë hyn në zgjedhjet lokale nga një pozitë tjetër – në opozitë, pa pushtet dhe pa instrumentet e zakonshme të ndikimit politik.

Prej vitit 2002 e deri më sot, BDI ka fituar zgjedhje pas zgjedhjesh, duke ndërtuar një strukturë të gjerë dhe të fuqishme pushteti që shtrihej nga niveli lokal deri në majat e ekzekutivit. Por në zgjedhjet e fundit parlamentare, megjithëse si pjesë e koalicionit “Fronti Evropian”, ku merrnim pjesë edhe parti nga minoritetet, siguroi më shumë mandat, por mbeti jashtë qeverisë.

Koalicioni opozitar “VLEN” që thirrej në legjitimitetin e votës shqiptare, arriti të bashkëpunojë me shumicën e re maqedonase dhe formoi qeverinë, duke e lënë BDI-në për herë të parë në opozitë pas më shumë se 20 vitesh.

Ky ndryshim ka pasoja të thella për dinamikën politike lokale. Në zgjedhjet që priten këtë vjeshtë, për herë të parë do të testohet realisht nëse BDI gëzon mbështetje të sinqertë dhe të lirë të qytetarëve, apo nëse një pjesë e suksesit të saj elektoral ndër vite ishte produkt i presionit, ndikimit institucional dhe frikës së votuesit.

Gjatë qëndrimit në pushtet, nuk ishin të rralla rastet kur të punësuarit në administratë merrnin telefonata nga shefat partiakë, bëheshin lista votuesish, dhe krijohej një atmosferë presioni të heshtur – herë me kërcënime të nënkuptuara, herë me premtime për privilegje shtesë. Vota, në shumë raste, nuk ishte një akt i lirë qytetar, por një detyrim i heshtur institucional.

Këtë herë, situata ka ndryshuar. Pa qasje në administratë, pa kontroll mbi institucionet shtetërore dhe pa mekanizmat tradicionalë të ndikimit, BDI do të duhet të mbështetet vetëm në besimin real që ka ndërtuar te qytetari. Dhe kjo është një provë e vërtetë demokratike.

Zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte nuk janë vetëm për të zgjedhur kryetarë komunash e këshilltarë. Ato do të jenë një referendum politik për BDI-në: një matje e sinqertë e mbështetjes së saj, tashmë pa pa pushtet dhe pa aparatin e ndikimit që kishte ndërtuar me vite.(INA)

TË FUNDIT

Zjarret në Shkup nxisin krizë politike: Qeveria dërgon alarme te ambasadorët, përmenden emra të njohur!

Shqiptarja që i bëri të gjithë zviceranët të festojnë! Ja arsyeja

Anketa e UBO-s: VLEN në epërsi bindëse ndaj Frontit Evropian në Çair (foto)

Presidentja Osmani pas takimit në OKB: SHBA riafirmon përkushtimin për anëtarësimin e Kosovës në OKB

Deklarata nga Trump dhe Osmani, Bytyçi tregon momentin kur Serbia synonte ta sulmonte Kosovën

Në pritje të bashkëatdhetarëve tanë, ja si është sot gjendja nëpër kufij (LIVE)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË