BDI: Përpjekje për të shuar Inspektoratin për përdorimin e gjuhëve

Picture of Ina Online
Ina Online

03/06/2025

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim, në një komunikatë për media kanë reaguar në lidhje me ndryshimet në Ligjin për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, transmeton TV21. Nga

BDI thonë se kjo është një përpjekje për të shuar Inspektoratin dhe për ta vendosur nën kontroll të ministrit të Drejtësisë, siç shtojnë për t’ia shuar përfundimisht statusin e personit jurudik.

Reagimi i plotë i BDI:

“Me Badenter ta votojmë këtë shpejt e shpejt” – një tjetër turp institucional!

Këtë e thotë Bekim Qoku nga VLEN… Epo s’vlen! Me të vërtetë s’vlen!

Qartazi kemi të bëjmë me një përpjekje për shantazh institucional, ku fatet e të punësuarve dhe rrogat e tyre po përdoren si mjet për të shuar Inspektoratin e Gjuhëve dhe për ta vendosur atë nën kontroll të Ministrit të Drejtësisë, duke ia shuar përfundimisht statusin e personit juridik, status të cilin e ka për momentin.

Kjo nuk është reformë, është eliminim i pavarësisë institucionale dhe përçmim i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Një hap i radhës për të bërë gjuhën tonë peng të pazareve politike, dhe për ta nxjerrë nga pozita kushtetuese që e garanton.

Gjuha shqipe nuk është simbol folklori, është e drejtë kushtetuese, është identitet, është detyrim institucional. Nëse nuk mund ta mbroni, të paktën mos manipuloni. Lëreni ta bëjnë të qetë betejën shqiptarët e vërtetë”, thonë nga BDI.

TË FUNDIT

Elmi Aziri: A do të galvanizohet ligji i përfaqësimit?

Gjendet shëndosh e mirë 4-vjeçarja që u zhduk në plazhin e Golemit

Kjo është përmbajtja e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë

Mendi Qyra shpall kandidaturën e pavarur për Kryetar të Komunës së Strugës – Mbështetje e fuqishme nga biznesi dhe qytetarët

“Bashkimi 2002” nis përgatitjet për provimin e brezit të zi – 10 garues drejt titullit mjeshtër

Shkupjani nga Butelli rrah brutalisht gruan – i caktohet masa e paraburgimit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË