BDI përsëritë premtimet nga zgjedhjet e kaluara

0

Projekte të përshkruara nga njëri program në tjetrin dhe të tjera të fshira pa u realizuar gjatë mandatit të kaluar. Programi i BDI-së për këto zgjedhje është më pak voluminoz se ai i zgjedhjeve të vitit 2016. Aty, mes tjerash, si çështje të mbyllura konsiderohen:

– PËRFAQËSIMI I DREJTË DHE ADEKUAT NË INSTITUCIONE
– PËRDORIMI I GJUHËS SHQIPE
– TEATRI SHQIPTAR

Asnjëra nga këto procedura nuk ka përfunduar.
Në sferën e administratës publike, BDI-ja paralajmëron dy procese të premtuara nga LSDM-ja dhe tashmë të nisura nga përbërja aktuale e ekzekutivit “Optimizimin dhe riorganizim i institucioneve”.

PROGRAMI I BDI-SË 2020 – 2024
– REFORMA INSTITUCIONALE, REDUKTIM I INSTITUCIONEVE JOEFIKASE,
– INTEGRIM TË DISA INSPEKTORATEVE,
– OPTIMIZIM I INSTITUCIONEVE – KONSOLIDIM DHE INTEGRIM I DISA INSTITUCIONEVE, SI INSPEKTORATET, AGJENCITË E ZHVILLIMIT EKONOMIK DHE TRUPAT RREGULLATORË.

BDI-ja ka përshkruar nga programi i kaluar projektet e parealizuara dhe duke hequr dhe shtuar ndonjë fjalë premton përsëri infrastrukturë rrugore dhe hekurudhore:

DY PROGRAMET E BDI-SË
– AUTOSTRADA KORRIDORI 8
– AUTOSTRADA KËRÇOVË-OHËR
– AUTOSTRADA GOSTIVAR – KËRÇOVË
– AUTOSTRADA TREBENISHTË – STRUGË
– AUTOSTRADA SHKUP – BLLACË
– RIKONSTRUIM I INFRASTRUKTURËS HEKURUDHORE SHKUP-KËRÇOVË
– NDËRTIMI I HEKURUDHËS KËRÇOVË-LIN

BDI-ja në program ripërsërit zotimet për rikonstruimin e spitalit klinik të Tetovës. Objekti i ri premtuar në mandatin e kaluar nuk u kompletua sipas premtimeve. Edhe në programin e kaluar, edhe në këtë program premtohet objekti i ri i spitalit të Kërçovës, gjë e cila nuk është realizuar për tre dekada. Premtohet edhe zhvillimi i Qendrës klinike Universitare. Premtimet janë përshkruar pothuajse fjalë për fjalë nga program i kaluar.

DY PROGRAMET E BDI-SË
– SPITALI KLINIK I TETOVËS,
– SPITALI I KËRÇOVËS
– QENDRA KLINIKE UNIVERSITARE

Zotime të përsëritura edhe nga programi i kaluar në këtë program janë edhe ata për zhvillimin e turizmit.

DY PROGRAMET E BDI-SË
– ZONA TURISTIKE ZHVILLIMORE TRESKA – SARAJ DHE NDËRTIMI I AQUA-PARKUT
Në program qëndron edhe zotimi për zhvillimi turistik të Kodrës së Diellit. BDI-ja si risi në këtë program për dallim nga ai i kaluari ka vendosur theksin në:

PROGRAMI I BDI-SË 2020 – 2024
– DEMOKRACIA KONSENSUALE
– VENTINGU
– DIGJITALIZIMI; EKONOMI DIGJITALE, ADMINISTRATË DIGJITALE
– GAZIFIKIM – SHKUP, TETOVË, GOSTIVAR, KËRÇOVË

BDI-ja kërkon sistem të ri zgjedhor për kryetarin e shtetit me paraqitje të kandidatëve, ose kandidat të përbashkët (konsensual), Kryetar shteti me nënkryetar, që vijnë nga dy bashkësi të ndryshme etnike; ose Kryetar të zgjedhur në parlament me dy shumica, etj.( Alsat-M)