BDI porosi Mickoskit: Pse i ndaloi kryetarët e tij të bashkëpunojnë me shqiptarët dhe pse po bën thirrje për luftë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

28 Shkurt, 2023

“I izoluar dhe i vetmuar kundër NATO-s dhe BE-së, njëkohësisht edhe antishqiptar sipas qëndrimeve dhe vendimeve të tij, kryetari i VMRO DPMNE Mickoski refuzon dhe shmang të deklarohet: Pse ua ndaloi kryetarëve të komunave të bashkëpunojnë me shqiptarët, pse ai ka lëshuar urdhër për të mos lëshuar certifikata për legalizimin e shqiptarëve nga kryetarët e tij, pse ka lëshuar urdhër që të mos jepen leje ndërtimi për kompanitë pronari i të cilave është shqiptar dhe pse ai dhe anëtarët e tij të partisë bëjnë thirrje për luftë kundër shqiptarëve në 2023?”.

Këtë pyetje e ka bërë sot BDI përmes një reagimi publik.

“Publikimi i një fotoje me uniformë kamuflazhi dhe me kallashnikov bosh ishte pararojë e një fushate të planifikuar prej kohësh me njoftime lufte të VMRO DPMNE-së dhe kërkesë që 61 deputetë të mos “kushtzohen” nga shqiptarët, sikurse Nikolla Gruevski dikur, dhe e nxiti fjalimin e Aleksandër Nikollovskit në Kuvend në të cilin deklaron se maqedonasit do të ngrihen në vitin 2023”, theksojnë nga partia e Ahmetit.

Nga kjo parti shtojnë se “të gjitha partitë, përveç të majtës, po distancohen nga VMRO DPMNE-ja e Mickoskit dhe kapaciteti i saj koalicioni është i barabartë me ZERO dhe kjo shkakton nervozizëm.” (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Antonio-MIloshoski-800x445

Milloshoski: LSDM-ja ka dy propozime mbi tavolinë, s’ka nevojë për grupe pune

arben taravari ash

Taravari:Censurë ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës

FB_IMG_1686399536286

Ndërron jetë në moshë të re, kryetari i një dege të Lëvizjes BESA

policia-kosoves

Mitrovicë: Burri sulmon bashkëshorten dhe pastaj djeg shtratin e fjetjes në shenjë revolte

Mickoski-kovacevski-Ahmeti

Kovaçevski: Të gjitha kërkesat e VMRO-së janë përmbushur, edhe ajo për BDI-në

mjek

Maqedonia nivelizon çmimet në shëndetësi për shtetasit e Kosovës

edi rama

Flaka Surroi: Rama më mirë ta kishte shkruar një draftstatut për Luginën e Preshevës

Daniel HOKANSON

Gjenerali amerikan për situatën në veri: Jemi shumë të shqetësuar

florian bieber

Bieber: Vuçiq po e përdor Kosovën për të larguar vëmendjen nga protestat kundër tij

INFO

NA NDIQ