BDI: Qeveria njëetnike ka marrë peng të ardhmen evropiane të vendit

Picture of Ina Online
Ina Online

04/07/2025

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj dështimit të institucioneve shtetërore për të përmbushur detyrimet ndaj Planit për Rritje të Bashkimit Evropian, duke bërë që Maqedonia e Veriut të humbasë pothuajse 40 milionë euro fonde të miratuara. Sipas BDI-së, kjo është një humbje e madhe që po kalon në heshtje dhe pa përgjegjësi, ndërkohë që pasojat janë të drejtpërdrejta për qytetarët.

Këto mjete nuk ishin simbolike – ishin të dedikuara për reforma në fusha kyçe si ekonomia, energjetika, arsimi dhe përmirësimi i standardit jetësor. Por, siç thekson BDI, paaftësia institucionale, mungesa e koordinimit dhe kaosi qeveritar kanë bërë që shteti të mos jetë në gjendje t’i tërheqë fondet tashmë të miratuara nga Brukseli.

Sipas të dhënave të paraqitura nga BDI:

Ministria e Energjisë ka marrë vlerësim negativ nga Komisioni Evropian për dështim në zbatimin e reformave deri në dhjetor 2024, duke humbur 2.1 milionë euro.

Për shkak të mosrealizimit të detyrimeve të qershorit 2025, e njëjta ministri ka humbur edhe 10 milionë euro të tjera.

Ministria e Financave gjithashtu ka dështuar, duke humbur pjesën më të madhe të 4.2 milionë eurove të parapara.

“Në total, nga 17 milionë euro që duhej të përfitoheshin deri në dhjetor dhe 70 milionë euro të tjera për qershorin, shteti ynë mbeti me një arkë bosh, me kredibilitet të humbur dhe me një përulje të rëndë para partnerëve evropianë,” thekson BDI në deklaratë.

Partia e quan këtë situatë një model qeverisjeje që prodhon vetëm ngecje, pasiguri dhe dëm ekonomik, dhe paralajmëron se ky nuk është vetëm një problem financiar, por edhe një pengesë serioze në rrugën drejt integrimit evropian.

BDI kërkon sqarim urgjent nga Qeveria:

“Kush është përgjegjës për këtë humbje të parave evropiane? Çfarë masa do të ndërmerren për të mos lejuar që të përsëritet një katastrofë tjetër? Sepse një shtet që nuk di t’i shfrytëzojë mundësitë, nuk ka të drejtë të ankohet për pengesat.”

Në fund të reagimit, BDI përmend edhe ndikimin direkt që kjo dështim ka tek qytetarët:

“Në një kohë kur qytetarët përballen me inflacion, kosto të rritura dhe kaos institucional, është e papranueshme që 40 milionë euro të zhduken pa asnjë reagim. Kjo nuk është reformë – kjo është vetëshkatërrim.” (INA)

TË FUNDIT

Arben Fetai vjen me një lajm të mirë: E zgjidhëm…

VLEN i reagon BDI-së për gjuhën shqipe

Aziri: Afrim Gashi po e lejon shkeljen e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe

Rijad Shaqiri: VLEN votoi kundër mbrojtjes së shqipes – Ndryshuan për karrige, jo për dinjitet!

Izet Mexhiti: Ata me shpifje, ne me vepra – Faktet rrëzojnë propagandën!

Ali Ahmeti, thirrje VLEN-it: Braktisni institucionet. Ju tregoj pse

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË