BDI reagon për punësimin e 8 maqedonëve si shqiptar në komunën e Kumanovës

INA
INA

11 Maj, 2023

Grupi i këshilltarëve të BDI-së në Këshillin e komunës së Kumanovës ka reaguar lidhur me pranimin e 8 maqedonasve të deklaruar si shqiptarë në sektorë të ndryshëm të Komunës së Kumanovës gjatë një konkursi të shpallur kohë më parë në Komunën e Kumanovës.

“Veprimi i fundit i kryetarit të komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski, i cili në konkursin e fundit ka punësuar 8 maqedonas, të deklaruar si shqiptarë në vendet e parapara për shqiptarë nuk është fare për t’u habitur, sepse është vetëm vazhdimësi e veprimeve dhe politikave nacionaliste që ai i ka ndaj shqiptarëve. Po habit fakti se si ata shqiptarë që janë në koalicion me të gjegjësisht, Aleanca dhe Alternativa, heshtin dhe e përmbajnë në veprimet e tilla, deri në atë masë që janë të gatshëm të shkelin mbi çdo vlerë dhe të mirë për interesa të ngushta politike dhe personale. Kumanova dhe kumanovarët me të vërtetë nuk e meritojnë një nëpërkëmbje dhe nënçmim të tillë, e sidomos kur nënçmimi i tillë miratohet dhe përkrahet edhe nga disa “shqiptarë”, gjegjësisht Alternativa dhe Aleanca, të cilët supozohet se duhet ta mbrojnë atë.”, – tha këshilltarja komunale nga radhët e BDI-së, Arta Mehmeti Ademi.

Ndryshe, të gjithë të punësuarit janë të shpërndarë në sektore të ndryshme edhe atë në Sektorin për punë komunale, infrastrukturë, trafik dhe mbrojtje të mjedisit, bashkëpunëtor për kulturë, inspektor i trafikut, referent i pavarur për përgatitjen e punëve e administratës në Departamentin për bashkëpunim ndërkombëtar dhe eurointegrime.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

varga eurotalks

Politika e Vuçiçit njësoj si e Millosheviçit, Varga për Eurotalks (VIDEO)

elmi

Aziri: Ja çfarë e pengoi bashkimin e Alternativës, Besës dhe ASH-së? (VIDEO)

rama bbc

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo. Tani është koha për paqe

Mickoski-vmro

Mickoski: Jam për një Qeveri të gjerë pro-maqedonase, tani jemi të nënshtruar nga BDI

Aggeler

Aggeler: Maqedoninë e Veriut e presin vendime të vështira, por ne jemi aty

Struga-780x439-1

Struga pret mërgimtarët për sezonin veror

kurti-1

Kurti zbulon një për një, emrat e sulmuesve të KFOR-it

droge

Aksion i përbashkët Maqedoni – Greqi, kapen 160 kg kokainë me vlerë 10 milionë euro

Saimir_Tahiri

Ambasada amerikane reagon pas lirimit të ish-ministrit Tahiri: Do të ketë pasoja

INFO

NA NDIQ