BDI-së i nevojitet kryetar i ri dhe reforma, ja kush e thotë! (FOTO)

0

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben taravari, në pres konferencën e mbajtur bashkë me liderin e Aleancës, Zijadin Sela, ka thënë se këshilltarët e Aleancës kanë votuar buxhetin e Tetovës dhe Strugës pa asnjë kusht.

“U lajmëruan dhe na pyetën a të votojnë, ose jo buxhetin. I pyeta a fitoni diçka ju nga bllokimi, më thanë jo. Atëherë pse të mos e votoni. Kjo është ajo që na dallon nga BDI-ja, ne nuk bëjmë bllokada si ata”, tha Taravari.

Ai shtoi se prêt frymë të re në BDI-në e Gostivarit, pasi të zgjidhet kryetari i ri i degës partiake në këtë komunë, duke shtuar se prêt një gjë të ndodhë edhe në BDI si parti, duke shtuar se kësaj partie i nevojiten reforma./Lajmpress