BDI thirrje VLEN-it: Distancohuni nga deklaratat fyese që deputeti juaj i bëri ndaj Ali Ahmetit

Picture of INA
INA

23/01/2025

Bashkimi Demokratik për Integrim reagoi për siç thonë, deklaratën e paprecedentë dhe çnjerëzore që deputeti i VLEN e bëri ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

BDI i bëri thirrje VLEN që të distancohet nga që siç e quan, gjuhë e turpshme dhe të ndërpresë përdorimin e një retorike që shkel parimet e respektit dhe dinjitetit njerëzor.

“BDI shpreh indinjatën më të thellë ndaj deklaratës së paprecedentë dhe çnjerëzore të deputetit të Vlen-it në Kuvend, që përdori një retorikë fyese dhe të papranueshme ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Kjo gjuhë nuk është vetëm një degradim i debatit politik, por ka tronditur ndjenjat e shumë qytetarëve, të cilët dje shprehën me të drejtë neverinë dhe refuzimin e tyre për një sjellje të tillë.

BDI i bën thirrje partisë Vlen të distancohet menjëherë dhe qartësisht nga kjo gjuhë e turpshme dhe të ndërpresë përdorimin e një retorike që shkel parimet e respektit dhe dinjitetit njerëzor.

Vazhdimi i heshtjes do të konsiderohet si një miratim i kësaj sjelljeje të papranueshme dhe një akt që minon dinjitetin e përfaqësimit politik të qytetarëve.

Ne mbetemi të vendosur të ruajmë dinjitetin dhe vlerat e larta që duhet të përfaqësojë Kuvendi dhe të refuzojmë degradimin e debatit në nivele të tilla të ulëta”, thuhet në reagimin e BDI-së.

TË FUNDIT

Ahmeti: Hajde t’i kapim hajdutët

Gani Geci: Tmerri i tmerrit është për ata që, për interesa politike, mundohen ta zbehin Epopenë e UÇK-së dhe festën e Pavarësisë së Kosovës

Ndërtesë 600 mln euro në Dubai/ Zaev demanton Gruevskin: Sa i çmendur duhet të jetë një njeri

Kush janë figurat historike të PDK-së që po rrezikojnë të mos zgjedhen deputet?

Ziberi: Të burgosurit kanë nevojë për kujdes të përhershëm shëndetësor

Zbulohet letra që Gjesti i shkroi ish-të dashurës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË