BDI tingëllojnë sikur qajnë që t’i marrë Mickoski

Picture of INA
INA

11/05/2024

Nga Selim Ibraimi

Nga takimi i djeshëm i BDI-së në Reçicë, mund të konstatojmë se kjo parti është e gatshme të negociojë me Mickoskin e VMRO-së në bazë të kritereve të VMRO-së dhe asgjë tjetër. Dëshira për të qenë pjesë e qeverisë së re është e madhe.

Duke u thirrur në legjitimitetin zgjedhor, Ahmeti dhe mbështetësit e tij mund të hyjnë në bisedime me Mickoskin pas ndërtesës së bardhë, pavarësisht qëndrimit të VMRO-së se preferojnë VLEN-in.

Për “Frontin Evropian”, Ahmeti duhet të bëjë diçka që partitë e vogla dhe individët të mbesin bashkë, me shpresën dhe premtimet se do të jenë pjesë e qeverisë së Mickoskit. Të jemi të qartë këtu, kur një lider ndëshkohet për veprimet e tij dhe është gati të harrojë gjithçka që është thënë gjatë fushatës zgjedhore, atëherë kjo është një shenjë e keqe.

Por, fundja më mirë me pak pushtet se qëndrimi jashtë. Takimi që do të organizohet sot nga “Fronti Evropian” në Shkup, me fjalë të tjera është thirrje për VMRO-në që t’i pranojë pa kushte në qeverinë e re. Nuk ju intereson aq integrimi, Bullgaria etj etj., se sa hyrja në qeveri në emër të legjitimitetit dhe kërcënimeve.

Dhe më keq, gjatë konferencave të shtypit, tingëllojnë sikur qajnë që t’i marrë Mickoski. Pak mëshirë për të eturit për pushtet! 

Poashtu pazari i VLEN-it nuk do të jetë i lehtë me Mickoskin. Nëse marrëveshja për qeverisje arrihet, ajo nuk duhet të jetë më e dobtë se e BDI-së me partitë maqedonase gjatë qeverisjeve të kaluara. 

Pavarësisht toneve kërcënuese, Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s. LSDM , BDI dhe partitë tjera janë përcaktuar për paqe dhe larg dhunës ndëretnike. Të shohim nëse zotimet do të mbahen nga drejtuesit e partive para dhe pas formimit të qeverisë së re.

TË FUNDIT
11 orë
Mjaft më vrasjeve mes të rinjve shqiptarë, në politikë duhet bërë ndryshimi, ja VLEN
2 ditë
Çfarë fshihet pas sinjalizimit të Putin për armëpushim?
3 ditë
Si po ngjall presidenti i Serbisë ndjenja kundër Perëndimit, Maqedonia mos t'i hyjë qorrsokakut!
3 ditë
DW: A është Gjermania e përgatitur për pandeminë e ardhshme?
7 ditë
Legjitimiteti dhe pushteti

ME TE LEXUARA

11 orë
Mjaft më vrasjeve mes të rinjve shqiptarë, në politikë duhet bërë ndryshimi, ja VLEN

LEXO MË SHUMË

ejup berisha

Mjaft më vrasjeve mes të rinjve shqiptarë, në politikë duhet bërë ndryshimi, ja VLEN

Putin

Çfarë fshihet pas sinjalizimit të Putin për armëpushim?

vucic okb

Si po ngjall presidenti i Serbisë ndjenja kundër Perëndimit, Maqedonia mos t’i hyjë qorrsokakut!

gjermani jeta

DW: A është Gjermania e përgatitur për pandeminë e ardhshme?

zeka-alternativa

Legjitimiteti dhe pushteti

sunaj-raimi

Infeksioni politik i TV kanaleve shqiptare

refik hasani

Marrëveshja e Konçulit

ali mehmeti

Koha që shqiptarët në MV të përfaqësohen ndryshe nga sa ka bërë për 20 vjet BDI-ja

andi-bushati

Pritini kokën Albinit, por mos harroni interesin e Kosovës

INFO

NA NDIQ