BDI: Veting për funksionarët për 30 vitet e fundit, VLEN përgjigjet

Picture of Ina Online
Ina Online

14/12/2024

“Vetëm veting i burimit të pasurisë së gjithë politikanëve pa përjashtim në 30 vitet e fundit dhe zbardhja e privatizimit – garanci për sundimin e ligjit”, thonë nga BDI-ja, duke i bërë thirrje qeverisë që të ndalojë menjëherë përdorimin e propagandës antikorrupsion për përfitime partiake dhe për të krijuar një perde tymi për të mbuluar dështimet e saj në integrimin europian dhe përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike.

“Në vend që të vazhdojë me këtë qasje manipulimi dhe drejtësie selektive, kërkojmë që qeveria të fillojë pa vonesë një proces të paanshëm dhe gjithëpërfshirës të vetingut për të hetuar burimin e pasurisë së politikanëve gjatë 30 viteve të fundit dhe mënyrën se si janë kryer proceset e privatizimit. Kjo është mënyra e vetme për të rikthyer besimin e qytetarëve dhe për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm ligjor. Historia ka treguar se çdo përpjekje për të përdorur antikorrupsionin si një vegël për revanshizëm politik dhe mbulim të skandaleve do të kthehet në një bumerang që do të godasë vetë ata që e nxisin”, thonë nga BDI.

Nga VMRO-DPMNE thonë se BDI dhe LSDM-ja kanë bërë presione ndaj gjyqësorit, kurse vendimet janë marrë sipas dikatit partiak.

Nga VLEN theksojnë se Kur BDI flet për vetting, është njëjtë sikur t’ia kthejë shpinën aleatit të përhershëm të shqiptarëve, SHBA-së. Kjo parti tenton të tallet si me shqiptarët, ashtu edhe me mikun e përhershëm të tyre. Nuk ka kaluar as një javë kur SHBA-të futën në listë të zezë hijen e Ali Ahmetit, Artan Grubin.

Meqë kanë dëshirë të flaktë për vetting, tashmë vetting BDI-së i bëri Artan Grubi.

Shqiptarët e dijnë mire se në prapavijë të retorikës së zjarrtë “patriotike” fshihen interesat e pastra financiare të klanit të oligarkëve politikë të cilëve po u troket në derë përgjegjësia për korrupsion! E këtë ua bëri me dije edhe aleati jonë i përhershëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shqiptarët dhe SHBA-të mos i konsideroni naivë. Për shqiptarët dhe shtetin po vijnë ditë të bardha, ndërsa për keqpërdoruesit dhe zhvatësit do të vijnë ditë të zeza ku të gjithë do të dalin para drejtësisë.

Ne si Koalicioni VLEN kemi kohë që paralajmërojmë: BDI është e kapur nga struktura kriminale, me Ali Ahmetin në krye dhe hijen e tij, Artan Grubin, që zbatoi urdhrat e tij. Pyetja që kemi shtruar është e qartë: edhe sa mesazhe të tjera duhet të japë SHBA-ja që kjo parti të kuptojë se ka nevojë urgjente për reforma të thella programore dhe kadrovike?”, theksoi VLEN.(INA)

TË FUNDIT

Motra e Gjestit reagon për herë të parë për konfliktet në familje, ja kujt i vë fajin

Mexhiti: Rruga e drejtë po bashkon forcat e sinqerta!

LD-së i bashkohen struktura të BDI në Saraj, mes tyre ish-zëdhënësi i Qeverisë

Ambasadori Walker bashkë me dy gazetarët Beqir Sina dhe Ilir Ikonomi nderohen nga Bashkia e Kavajës

Pse Albin Kurti është i pakrahasushëm me liderët e veneve fqinje?

VIDEO/ Gjesti iu kthehet banorëve të BBV4: Eglin e kam dashnore

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË