BDI: VLEN premtoi aksione në vlerë prej 10,000 eurosh për secilin qytetar! Ku janë këto para?

Picture of INA
INA

14/01/2025

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se, VLEN ka bërë mashtrimin më të madh elektoral për të manipuluar qytetarët dhe për të marrë votat e tyre, me premtimin për shpërndarjen e 49% të pasurisë publike te qytetarët. BDI tha se premtimi i VLEN ishte që secilit qytetar do t’i shpërndajnë aksione në vlerë prej 10,000 eurosh ndërkohë që pyeti se ku janë këto para?

“Sot ju sjellim edhe një argument pse VLEN është projekti më manipulativ në historinë politike të shqiptarëve.

Në programin e tyre elektoral, ata premtuan shpërndarjen e 49% të pasurisë publike te qytetarët, duke thënë se çdo qytetar do të merrte 10,000 euro në aksione. Ja çfarë premtuan:

“Vlera e përgjithshme e ndërmarrjeve është afër 20 miliardë euro, kjo do të thotë se secilit qytetar do t’i shpërndajmë aksione në vlerë prej 10,000 eurosh.”

Ku janë këto 10,000 euro? Askush nuk ka parë asnjë ligj, asnjë dekret, asnjë plan për realizimin e këtij premtimi.

Sot është e qartë se kjo ishte mashtrimi më i madh elektoral për të manipuluar qytetarët dhe për të marrë votën e tyre.

Në vend të premtimeve, VLEN sot po bën përjashtimin dhe defaktorizimim e shqiptarëve nga administrata dhe ekonomija në përgjithsi.

Kështu ndodh kur nuk ke vullnetin e popullit tënd, por vetëm pëlqimin e patronit tuaj.

Kjo qeveri nuk u shërben shqiptarëve, por agjendave të errëta që synojnë dobësimin e ndikimit politik dhe ekonomik të shqiptarëve.

Shqiptarët nuk do të heshtin”, thotë BDI.

TË FUNDIT

Murtezani në Athinë në takim me zëvendësministren e punëve të jashtme greke, Aleksandra Papadopullu

Janevska: Të gjitha paralajmërimet për bom’ba janë të rreme, prindërit të ndjehen të sigurt

Spanja miraton vendimin, ul orët e punës në javë

Egli dhe Gjesti lahen bashkë në dush (video)

Tre arsye se pse duhet rivotuar Albin Kurti

Ferhan Hasani i jep fund karrierës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË