BDI – Vrapçisht: A edhe kësaj radhe era e solli flamurin turk para komunës?

Pas ardhjes në krye të Komunës së Vrapçishtit të Isen Shabanit nga Aleanca për Shqiptarët, dy herë për dy muaj ka ndodhur që të ketë probleme me flamujt para godinës së komunës. Herën e parë siç akuzoi Dega e BDI-së në Vrapçisht, ishte largimi i flamurit kombëtarë shqiptar nga shtiza, për çka nga komuna u arrsyetuan se flamurin e ka marrë era. Kësaj radhe BDI-Dega Vrapçisht pyet komunën se kush e hoqi tani flamurin evropian dhe e solli atë turk para komunës, shkruan FLAKA.

“Para dy tri javësh e kishte marrë era flamurin kombëtar shqiptar dhe ate europian. Për çudi era i ktheu por ama vetëm flamurin kombëtar, ndërsa nē vend të flamurit europian era e solli flamurin e Turqisë. Çudi, fryn do erëra kto ditë…”, thuhet në reagimin e Degës së BDI-së në Vrapçisht.

Nga kjo parti njoftonë poashtu se këto ditë është sjellur vendim në Këshillin komunal të Vrapçishtit për përdorim të simboleve, dhe se ky vendim është në kundërshtim me Ligjin e anti-kushtetues.