BDI zyrtarizon kandidatët për zëvendës ministra

0

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka finalizuar listën e zëvendës ministrave në Qeverinë e re.

Kjo u bë e ditur mbrëmë në TVM2 nga zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili tha gjithçka është finalizuar dhe se emrat pritet të votohen në Qeveri, përcjell INA.

Zëvendësministër i MPB-së, Nazim Bushi

Zëvendësministër i Drejtësisë, Agim Nuhiu

Zëvendësministër i Mbrojtjes, Bashkim Hasani

Zëvendësministër Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi

Zëvendësministër i Shëndetësisë, Dr.Ilir Hasani

Emërimi i tyre vjen pas shumë zërave dhe listave të publikuara të kandidatëve të ndryshëm nëpër portale. Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se gjatë ditëve në vijim pritet që të votohen zëvendësministrat. Ai tha se po zhvillon bisedime dhe konsulta me kandidatët dhe se ky proces është drejt finalizimit. (INA)