Ambasadori evropian në Shkup, David Geer tha sot se është i shqetësuar për zbatimin e dobët të rekomandimeve të Komisionit Antikorrupsion.
Ai theksoi se të gjitha rekomandimet e këtij komisioni dhe të Auditorit të Shtetit nuk janë sekrete, por janë të disponueshme për publikun dhe qytetarët presin që ato të zbatohen në vazhdimësi, përcjell INA.
“Puna e Komisionit Antikorrupsion është e një rëndësie të madhe sepse shfaqi shqetësim dhe ngriti çështje që prekin qytetarët dhe institucionet. Është e vërtetë se të gjitha ato rekomandime që vijnë nuk zbatohen, janë shqetësuese për të gjithë ne”, tha Gir gjatë dhurimit të autoambulancave për Emergjencën e Shkupit. Ai nënvizoi se me kalimin e viteve përqindja e zbatimit të rekomandimeve që dalin nga Komisioni Antikorrupsion ka ardhur në rënie. (INA)