BE i mbyll portën Shqipërisë, problem korrupsioni dhe kanabisi

0

Franca është e vendosur: Nuk ka BE për Shqipërinë, problem korrupsioni dhe kanabis

Një nga gazetat e njohura britanike, Express, shkruan se është bllokuar oferta e BE për të nisur negociatat me Shqipërinë. Gazeta Express, e njohur për qëndrimet e saj kritike ndaj BE-së, shkruan se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian po pengojnë bisedimet e pranimit të Shqipërisë, ndërsa sulmojnë korrupsionin dhe prodhimin e kanabisit në vendin ballkanik. Gazetari Matt Drake shkruan se “Në qershor, Komisioni Evropian rekomandoi çeljen e negociatave për Shqipërinë që të bashkohet me bllokun”. “Por vendet e BE, veçanërisht Franca, po tentojnë që të bllokojnë ofertën për anëtarësim. Parisi e justifikon kundërshtimin ndaj Shqipërisë për shkak të problemeve të vendit ballkanik me korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Gazetari shkruan se sipas Financial Times në vitin 2017, asnjë vend evropian nuk ka kultivuar më shumë kanabis se Shqipëria. “Ka dyshime për kursin e reformave të qeverisë shqiptare. Nuk janë vetëm vendet evropiane, por edhe Shqipëria vetë. Vendi ka një nivel ekstremisht të lartë pakënaqësie dhe qindra-mijëra janë larguar nga vendi vitet e fundit”. Shqipëria ende është pa Gjykatë Kushtetuese, ende nuk janë ngritur institucionet e reja të Drejtësisë, sikurse SPAK dhe BKH, të cilat do të jenë prokuroria dhe gjykata speciale për të hetuar dhe gjykuar korrupsionin e zyrtarëve të larë, dhe pa plotësuar këto reforma deri në qershorin e 2019-s, të cilat janë kushtëzuar nga BE në 28 qershor 2018, është e qartë se për Shqipërinë nuk do të ketë dritë jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.