BE-ja aprovon 9 milion euro për ushtrinë e Maqedonisë së Veriut

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17 Mars, 2023

Këshilli i BE-së i përgjigjet kërkesës së ministrisë së punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut për asistencë lidhur me pajisje për ushtrinë (ARMK), duke miratuar një masë ndihme në kuadër të fondit europian të paqes (EPF) me vlerë 9 milionë euro, njofton nga Brukseli korespodentja e Tv Klan, Erisa Zykaj.

Kjo masë pritet të forcojë kapacitetet e forcave ushtarake, duke kontribuar veçanërisht në përmirësimin e pajisjeve të grupit të batalionit të lehtë të këmbësorisë.

Sipas Këshillit të BE-së, nëpërmjet sigurimit të pajisjeve të përshtatshme, masa e ndihmës së BE-së do të ndihmojë në rritjen e kapacitetit dhe përmirësimin e standardet operative të ushtrisë së Maedonisë së Veriut për të marrë pjesë në misionet ushtarake të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian.

Mbështetja e propozuar do të përfshijë logjistikën, pajisjet mjekësore, sistemet e komunikimit dhe informacionit, kapacitetet e inteligjencës, pajisjet kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore (CBRN), pajisjet inxhinierike dhe stërvitore.

Ky vendim është pjesë e përpjekjeve të Bashkimit Europian për të forcuar më tej angazhimin e saj të sigurisë me partnerët e saj të Ballkanit Perëndimor.

Kjo është paketa e parë dypalëshe për Maqedoninë e Veriut në kuadër të fondit europian të paqes dhe e dyta për vendin si pjesë e tasek forcës mjekësore ballkanike dhe e katërta paketë për rajonin, që synon forcimin e sigurisë dhe stabilitetit. /Erisa Zykaj, Tv Klan – Bruksel/KlanMacedonia

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Arrestim_Pranga-780x468-1

Rrahu gruan dhe fëmijën, arrestohet 36-vjeçari nga Gostivari

D3936085-10A9-464E-A494-B96F83F4C4CA

Tensionet në veri, Vuçiq takohet me Ramën dhe liderët e tjerë të Ballkanit

arben-taravari-1

(VIDEO) Taravari: Do të bëjmë çmos për ta heq 20%

samiti-i-berlinit

MPJ: Hyjnë në fuqi tri marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit

spasovski

Spasovski: Është rritur efikasiteti në zbulimin e kontrabanduesve të emigrantëve

vjosa

Osmani: S’kam plan të takohem me Vuçiqin, Serbia vazhdimisht ka shërbyer si satelit i Rusisë

zelenski-macron-makron

Macron thotë se lufta në Ukrainë është në një “moment të rëndësishëm”

gjobaa

183 gjoba në Shkup, 55 për tejkalim të shpejtësisë

shkupi

Turqia dhe Maqedonia, shpenzime më të ulëta për jetesë në Evropë

INFO

NA NDIQ