BE-ja dërgon mbështetje për të luftuar zjarret në Shqipëri dhe Greqi

Picture of INA
INA

14/08/2024

Komisioni Evropian po mobilizon mbështetje emergjente për Greqinë dhe Shqipërinë, të cilat kanë aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së në përgjigje të zjarreve të fuqishme.

Qendra e Koordinimit të Reagimit Emergjent të Komisionit Evropian (ERCC) ka mobilizuar menjëherë burimet ajrore dhe tokësore të zjarrfikësve nga disa vende evropiane që janë pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile për të ndihmuar Greqinë.

Kjo mbështetje përfshin dy avionë zjarrfikës “rescEU’’ nga Italia, një helikopter “rescEU” nga Franca dhe një helikopter të ofruar nga Serbia.

Për më tepër, ekipet e zjarrfikësve në tokë janë vendosur nga Çekia, Franca, Italia, Serbia dhe Rumania, ndërsa zjarrfikësit rumunë, maltezë dhe moldavë, të prepozuar tashmë në Greqi, ishin ndër reaguesit e parë që luftuan me zjarret në Greqi.

Mbështetja për Shqipërinë përfshin një avion ushtarak shumëfunksional nga Rumania me kapacitet 6 tonë ujë. Avioni do të dislokohet më 14 gusht. Komisioni po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të dërgojë ndihmë të mëtejshme sipas nevojës.

Si pjesë e masave të saj të gatishmërisë për sezonin e sivjetshëm të zjarreve, BE-ja ka përmirësuar “rescEU” dhe Rezervën Evropiane të Mbrojtjes Civile, e cila tani përfshin 28 aeroplanë dhe 4 helikopterë të stacionuar në 10 shtete anëtare.

Për më tepër, gjatë sezonit të zjarreve, mbi 540 zjarrfikës nga 12 vende janë vendosur në vende kyçe në të gjithë Evropën, të gatshëm për të ndihmuar brigadat lokale të zjarrfikësve kur është e nevojshme.

TË FUNDIT
4 orë
Ulqini-Tetova hapin turneun mbarëkombëtar të futbollit "Ulqini 2024"
11 orë
Ragmi Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit kuq e zi
16 orë
Greqi, përhapet murtaja te dhitë dhe delet – Ja sa do të jetë dëmi nëse përhapet edhe në vend
20 orë
Presidenti bullgar: Reagimet histerike të RMV-së nuk ngjallin optimizëm
23 orë
Kurti e Vuçiq të ftuar në drekën që Von der Leyen do të shtrojë sot për liderët ballkanikë

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

turneu ulqini2024

Ulqini-Tetova hapin turneun mbarëkombëtar të futbollit “Ulqini 2024”

ragmi-mustafa

Ragmi Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit kuq e zi

bari delet

Greqi, përhapet murtaja te dhitë dhe delet – Ja sa do të jetë dëmi nëse përhapet edhe në vend

Maqedoni_Bullgari_1

Presidenti bullgar: Reagimet histerike të RMV-së nuk ngjallin optimizëm

kurti vucic

Kurti e Vuçiq të ftuar në drekën që Von der Leyen do të shtrojë sot për liderët ballkanikë

azilkerkues-1

‘Largimi i trurit’ po bëhet një nga problemet më shqetësuese në Ballkanin Perëndimor!

Ursula Von der Leyen

Kjo është përbërja e re e Komisionit Evropian? (EMRAT)

Edward Joseph Zhozef  Eduard

Joseph: SHBA duhet të ndryshojë qëndrimin ndaj Beogradit

presheve

Serbia ja si po shlyen adresat e shqiptarëve në Luginë, KNSH zbulon shifra (TABELA)

INFO

NA NDIQ