BE-ja heq dorë nga vulosja e pasaportave, përgatit sistem të ri digjital për menaxhimin e kufijve

Picture of INA
INA

08/10/2025

Të gjithë qytetarët joevropianë që udhëtojnë drejt zonës Shengen, e cila përfshin 29 shtete, nga të cilat 25 janë pjesë e BE-së dhe katër të tjera si Zvicra, Norvegjia, Lihtenshtajni dhe Islanda do të regjistrohen përmes sistemit të ri digjital. Irlanda dhe Qiproja do të vazhdojnë me procedurat manuale të kontrollit të pasaportave. Në vend të vulave në pasaportë, sistemi EES do të regjistrojë të dhënat biometrike të udhëtarëve si fytyrën dhe gjurmët e gishtërinjve si dhe datat e hyrjes dhe daljes.

“Sistemi EES do të zëvendësojë gradualisht vulosjen e pasaportave me një sistem digjital që regjistron automatikisht hyrjen dhe daljen e udhëtarëve, duke përshpejtuar kontrollin kufitar dhe duke ndihmuar punonjësit të jenë më efikas”, njoftojnë nga BE-ja..

Zbatimi i sistemit nis këtë fundjavë, por do të jetë një proces i përshkallëzuar. Pritet që EES të jetë plotësisht funksional deri më 10 prill 2026. Të gjithë udhëtarët që nuk kanë pasaportë të një vendi të BE-së, përfshi edhe ata të Maqedonisë së Veriut dhe që udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra në zonën Shengen do të regjistrohen në sistemin EES. Shërbimi do të jetë falas. Qëndrim afatshkurtër konsiderohet deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore, dhe kjo periudhë llogaritet për të gjitha vendet pjesëmarrëse në EES si një e tërë. Nëse udhëtarët përdorin sistemet elektronike të vetëshërbimit në pikat kufitare ose aplikacionin celular nëse ofrohet nga vendi pritës, kalimi i kufirit do të jetë më i shpejtë. Pas mbërritjes, udhëtarët duhet të përgjigjen ndaj pyetjeve standarde të kodit kufitar Shengen, çka do të krijojë një profil digjital që ruhet për tre vjet. Brenda kësaj periudhe, për hyrje të mëvonshme, do të përdoren vetëm gjurmët e gishtave ose fotografia. Sistemi, ndër të tjera synon të ndihmojë në parandalimin e migrimit të parregullt dhe të forcojë sigurinë duke i ofruar autoriteteve kufitare më shumë akses në informacionet e udhëtarëve. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Vazhdon debati i amandamentit për Propozimi-buxhetin për vitit 2026

Izraeli sulmon Libanin, të paktën 13 të vdekur

21 Janari, Sali Berisha pritet të paraqitet sot në SPAK

Mbyllen kualifikueset e Botërorit 2026; Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët e mundshëm

I shënoi Zvicrës, Muslija: Shpresoj të kemi fat në playoff

Uria e Fisnik Asllanit: Mezi po e pres marsin, duam të shkojmë në Botëror

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË