BE-ja kufizon çmimin për produktet ruse të naftës

Iliria News Agency
Iliria News Agency

05/02/2023

Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për vendosjen e çmimit tavan për produktet ruse të naftës. Më vonë edhe vendet e G7-së dhe Australia deklaruan se kanë rënë dakord për kufizime të tilla, që do të vlejnë nga e diela.

Vendet e BE-së, sipas presidencës suedeze, kanë rënë në ujdi për të vendosur çmimin tavan për produktet ruse të naftës. Me këtë kufizim të çmimit maksimal BE kërkon të ulë të ardhurat financiare të Rusisë për luftën në Ukrainë.

Sipas diplomatëve të BE-së vendoset një çmim tavan me 100 dollarë për fuçi për produkte derivate si dizelli dhe 45 dollarë për fuçi për produkte si vaji për produkte më të lira si vaji për ngrohje. Ky vendim pason një propozim të Komisionit Europian, sipas të cilit çmimet tavan do të hyjnë në fuqi nga e diela.

Vendet e 7 dhe Australia ndjekin BE

Polonia dhe shtetet baltike, Letonia, Lituania dhe Estonia kishin kërkuar, sipas diplomatëve çmime edhe më të ulëta, gjë që i shtyu me disa ditë negociatat. Edhe G7 dhe Australia kanë rënë dakord po ashtu për një kufizim të çmimit të produkteve ruse të naftës.

Në fillim të dhjetorit, BE, G7 dhe Australia kishin vendosur një çmim tavan për naftën e papërpunuar ruse me 60 dollarë. Shoqërive perëndimore të anijeve dhe sigurimeve iu lejohet transporti dhe sigurimi i produkteve ruse të naftës vetëm nëse në blerje janë zbatuar rregullat e vendosura për çmimin tavan.
Ministrja amerikane e Financave, Janet Yellen deklaroi, se ka shenja se çmimet tavan zvogëlojnë të ardhurat ruse nga nafta e papërpunuar. Sipas një vlerësimi të bërë të ditur, nga presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen të enjten nga çmimi tavan aktual Moska humb 160 milionë euro në ditë. /Deutsche Welle/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

inbound3366641930486413441

Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta

vucic kurti

BE-ja mbështet Serbinë për muri – nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t’i ndërpritet procesi i anëtarësimit

IMG_1464

Izet Mexhiti bashkë me Hazbi Likën – komandant Çela

dubai

Ja sa mijë shqiptarë jetojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe?

Edward Joseph Zhozef  Eduard

Profesori amerikan tregon befasinë më të madhe të përballjes në KS të OKB-së: Vuçiqi bombastik u mund nga Osmani – Putini e ka…!

vjosa osmani okb grate e dhunuara

“Vuçiq u tensionua kur na pa dhe i pafytyrë doli nga salla”, Vasfije Krasniqi flet pas mbledhjes në KS të OKB-së

inspektorati-696x392-1

Paralajmërim për kompanitë për ditën e zgjedhjeve

banese celesa

Qytetarët në Maqedoni vrapojnë pas kredive për banesa, ja sa miliardë euro është borxhi ndaj bankave

gjermani jeta

“Gasterbajterat” në hall me qiratë në Gjermani, në qytetet e mëdha edhe më keq

INFO

NA NDIQ