BE-ja mirëpret zvogëlimin e pranisë policore në komunat në veri, kërkon të ndërmerren hapa tjerë

INA
INA

17 Gusht, 2023

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Peter Stano, në konferencë për media të enjten, ka thënë se BE-ja mirëpret zvogëlimin e pranisë së Policisë së Kosovës në objektet e katër komunave në veri të Kosovës. Por, Stano ka thënë se duhen marrë hapa tjerë për ta shtensionuar situatën në veri të Kosovës.

“Janë hapa shumë të rëndësishëm në drejtimin e duhur, por duhen hapa tjerë. Si me çdo gjë në dialog, afatet kohore nuk janë në dorën tonë, ato varen nga aftësitë e palëve për të ofruar në kërkesat e nevojshme, kriteret apo zotimet. Për ta zgjidhur krizën aktuale, kemi thënë shumë herë, duhen të shpallen zgjedhjet e parakohshme në të katër komunat në veri, e atë sa më shpejt të jetë e mundur. Zgjedhjet të organizohen në mënyrë të plotë dhe gjithpërfshirëse, që nënkupton pjesëmarrjen e plotë dhe të pa kusht të serbëve të Kosovës”, ka thënë Stano.

Ai ka thënë se është me rëndësi që të ndërmerren hapat për shtensionim dhe që palët të kthehen në dialog normal, e të përqendrohen te Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i zbatimit.

Stano ka thënë se BE-ja dhe shtetet anëtare kanë bërë të qarta kërkesat për shtensionim, qysh në qershor.

Ai ka thënë se “Kosovës i ishte kërkuar të mos sillej në mënyrë përshkallëzuese”.

Stano ka thënë se ka një urgjencë që të shtensionohet situata dhe palët të kthehen në dialog. Ai ka thënë se kjo është në përfitim të qytetarëve në Kosovë dhe Serbi, e jo për të kënaqur Brukselin apo BE-në.

“Palët duhet të fillojnë të punojnë si duhet në normalizim, të ecin para në agjendën evropiane, pasi nëse nuk ka progres në dialog, s’ka progres edhe në rrugën evropiane. E ka cekur BE-ja këtë në disa raste”, tha Stano.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

nenad-canak-1130x635

Sulmi terrorist në veri, Çanak: Inteligjenca perëndimore e dinte, kurthi për Vuçiçin

pasaporta-e-kosoves-800x460-1

Ambasada Gjermane: Kush ka pasaportë të Kosovës, nga 1 janari lëvizë pa viza në zonën Shengen

Petar-Boskovic

Ish-kreu i ministrisë serbe të mbrojtjes: Policia e Kosovës ka treguar se nuk janë mizorë

Ganimete Musliu-600x3601696240829

Musliu: Serbia po ndërton bazë ushtarake afër kufirit me Kosovën

Radojcic vilat pasuria

Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

vucic

Vuçiq: Nuk duam luftë, Serbia nuk do të dërgoj forca ushtarake në Kosovë

millan radojcic

Avokati serb: Dyshoj se Radoiçiq do të ndëshkohet, në krye të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd është Aleksandar Vuçiq

ramiz beg rizaj

Vuçiq e quajti Beg Rizajn terrorist, reagon vëllai i ish-luftëtarit të UÇK-së

vdekje-lajm-vdiq

E dhimbshme: Biznesmeni nga Ferizaj i jep fund jetës, u gjet i varur në shtëpinë e tij (FOTO)

INFO

NA NDIQ