BE nuk e di se kur do t’i dërgoj vaksinat e premtuara në Maqedoni

Komisioni Evropian dhe vendet e tij anëtare e “mbështesin” atë dhe janë “në solidaritet” me Ballkanin Perëndimor, si dhe me vendet e tjera në lagjet lindore dhe jugore të BE-së, në luftën kundër koronavirusit, por nuk e dinë kur do të dorëzojnë vaksinat e premtuara.

Nënkryetari i Komisionit Evropian, Marosh Shefçoviç, tha se nuk mund të thotë sot se kur Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera në rajon do të marrin vaksinat kundër Covid-19 të premtuara nga BE, as pse nuk kanë mbërritur dozat e premtuara nga Greqia dhe Bullgaria, raporton MIA nga Brukseli.

Ministrat e Çështjeve Evropiane u takuan sot përpara një samiti të udhëheqësve të BE të planifikuar për në 21 Janar për të diskutuar, ndër të tjera, fushatën e vaksinimit të BE. Vetë BE përballet me tensione të brendshme për shkak të koordinimit joefikas midis vendeve anëtare në prokurimin e vaksinave. (MIA)