BE: Nuk kemi njohuri për dokumentin që parasheh ndryshimin e kufijve në Ballkan

Përfaqësues të BE-së kanë reaguar, duke theksuar se nuk kanë dëgjuar dhe se nuk e kanë marr ndonjë dokument apo “none paper” që parasheh ndryshimin e kufijve në Ballkanin Përëndimor. Ata thonë se as që do ta diskutojnë një gjë të tillë.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, u tha gazetarëve se zyrtarët e Brukselit ishin informuar për raportet e medias, por që “nuk dihet që ekziston një letër e tillë”.

“Ne patjetër nuk e kemi marrë, parë ose nuk dimë për një letër të tillë, kështu që nuk do të komentojmë mbi temën e pretenduar të përmbajtjes së këtij dokumenti,” u tha zëdhënësi Stano gazetarëve.

Sipas mediave në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke cituar burime të paemërtuara në Bruksel, kryeministri slloven Janez Jansha ia ka dorëzuar presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, një dokument mbi prioritetet e Presidencës sllovene të BE-së, në të cilat, siç thuhet, janë përcaktuar udhëzimet mbi “shpërbërjen përfundimtare të ish-Jugosllavisë”, raporton gazeta kroate “Jutarnji.hr”. Me këtë, siç shkruan “B92”, pretendohet se Jansha donte të informonte kreun e KE-së për një nga prioritetet e Presidencës së Bashkimit Evropian, të cilin do ta marrë Sllovenia nga 1 korriku i këtij viti.

Nga Brukseli aktualisht arrijnë informacione kontradiktore për ekzistencën e dokumentit të diskutueshëm. Korrespondenti i gazetës sllovene “Delo” nga Brukseli, Peter Zherjaviq, njoftoi në llogarinë e tij në “Tëitter” se i është konfirmuar nga zyra e Charles Michelit se ai kishte marrë “non – paper” nga Jansha, por që pas më pak se gjysmë ore gjërat ndryshuan: “Nuk mund të konfirmojmë që kemi marrë ‘non-paper’”, kanë thënë nga Brukseli.
Gjithçka filloi me artikullin e portalit të BeH “Politicki.ba”, për të cilin thuhet se është i lidhur me komunitetin lokal të inteligjencës, i cili njoftoi se Jansha angazhohet në favor të ndryshimit të kufijve të Serbisë dhe Kosovës sipas planit Vuçiq – Thaçi, i cili ishte në opsion vitin që shkoi derisa Donald Trump ishte presidenti i SHBA-së, por ai u kundërshtua fuqimisht nga Gjermania, shkruan gazeta kroate “Jutarnji.hr”.

Në këtë artikull thuhet se Jansha ka shkuar një hap tutje, duke parashikuar mundësinë e shkëputjes së Republikës Srpska, bashkimit të pjesëve të Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore me shumicën shqiptare në Shqipëri dhe bashkimi i Hercegovinës Perëndimore me Kroacinë.

Një variant rezervë i planit të pretenduar të Janshës është formimi i tri republikave kombëtare në Bosnjë dhe Hercegovinë. Serbia dhe Kroacia, sipas portalit “Politicki.ba”, do të kishin lidhje të ngushta me vendet e tyre amë, ndërsa Republika Boshnjake do të fitonte një korridor sipas ujërave ndërkombëtare detare, që do të garantohej nga NATO-ja. Mediumi i njëjtë Janshën e paraqet si zëdhënësin më të zëshëm të “përfundimit të rënies së ish-Jugosllavisë”, duke thënë se ka kohë që ai e shtyn përpara konceptin e “Serbisë së madhe” dhe “Shqipërisë së madhe”. “Potpora Hrvatske, Maëarske, Poljske…”(INA)