BE planifikon përshpejtimin e dërgesave të municioneve për Ukrainën

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

03/03/2023

Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe vendet nga blloku i përbërë prej 27 shtetesh po diskutojnë planet për të dhënë një miliard euro shtesë, si dhe krijimin e një skeme të përbashkët prokurimi për të përshpejtuar dërgimin e artilerisë për të cilën Ukraina thotë se është vendimtare për t’iu kundërvënë forcave ruse.

Me Ukrainën që po përballet me mungesë municionesh për të luftuar Rusinë, ideja e krijimit të një plani veprimi të ngjashëm me atë të krijuar gjatë pandemisë së koronavirusit për të blerë vaksina u soll për herë të parë në tryezë muajin e kaluar nga kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

BE-ja e ka ndihmuar Ukrainën përmes Fondit të saj Evropian të Paqes – një fond që përdoret për të rimbursuar vendet anëtare që ofrojnë armë, municion dhe mbështetje ushtarake për Ukrainën.

Sipas propozimit të fundit, vendet anëtare që ofrojnë municion menjëherë, u garantohet se do të rimbursohen me shpejtësi.

Për të financuar projektin, shtetet anëtare do të duhet të përdorin një miliardë euro shtesë, pasi ata tashmë ranë dakord në dhjetor për të plotësuar Fondacionin Evropian të Paqes me 2 miliardë euro të tjera, dhe me një mundësi për një shtesë prej 3.5 miliardë eurosh.

Sipas një zyrtari të BE-së, gjithsej 12 kompani në nëntë shtete anëtare po prodhojnë municionin e nevojshëm për Ukrainën. Komisioni Evropian, do t’i stimulojë këto kompani që të rrisin prodhimin, me garanci për kërkesë afatgjatë.

Sipas vlerësimeve të ndryshme, Ukraina po gjuan 6,000-7,000 predha artilerie çdo ditë, që është rreth një e treta e totalit të Rusisë.

Plani do të diskutohet nga ministrat e mbrojtjes së BE-së javën e ardhshme.

TË FUNDIT
1 ditë
A është e mundur që ‘Simpsons’ parashikuan kandidaturën e Kamala Harris? Ky është një episod nga viti 2000
2 ditë
Vëllai i Biden, Frank tregon arsyet se pse presidenti amerikan hoqi dorë nga kandidatura e zgjedhjeve të 2024-së
2 ditë
Kamala Harris në kërkim të profilit politik dhe parave
2 ditë
Mori mbështetjen e Biden si kandidate për Presidente, Harris: Ne do të fitojmë!
2 ditë
Demokratët të ndarë për kandidatin për president pas largimit të Biden, kush do t’i prijë garës?!

ME TE LEXUARA

1 ditë
A është e mundur që ‘Simpsons’ parashikuan kandidaturën e Kamala Harris? Ky është një episod nga viti 2000

LEXO MË SHUMË

Kamala Harris 2

A është e mundur që ‘Simpsons’ parashikuan kandidaturën e Kamala Harris? Ky është një episod nga viti 2000

Biden

Vëllai i Biden, Frank tregon arsyet se pse presidenti amerikan hoqi dorë nga kandidatura e zgjedhjeve të 2024-së

Kamala Harris 2

Kamala Harris në kërkim të profilit politik dhe parave

Kamala Harris

Mori mbështetjen e Biden si kandidate për Presidente, Harris: Ne do të fitojmë!

vullnet poshka biden

Demokratët të ndarë për kandidatin për president pas largimit të Biden, kush do t’i prijë garës?!

Biden

CNN zbulon prapaskenat, ja kur e mori Joe Biden vendimin përfundimtar për t’u tërhequr nga gara për President

Biden

Presidenti Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale

Kamala Harris 2

Kush mund ta zëvendësoj Bajdenin, 5 kandidatë në lojë, Harris më e preferuara

BIDEN TRUMP

Republikanët flasin për zëvendësuesin e mundshëm të presidentit Biden në zgjedhje

INFO

NA NDIQ