BE-së nuk mund tia shitni këto pallavra që ua shitni qytetarëve

U kam thënë se BE-së nuk mund t’ia shitni këto pallavra që ua tregoni qytetarëve.

Terminologji si “kapje e shtetit” (state capture) u përmend fillimisht Banka Botërore (World Bank Group), dhe më pastaj Raporti i Pribesë (Senior rule of Law Experts) më 2017 shkoi më larg duke e quajtur “pronësim të shtetit” (ownership of the state).

Kjo terminologji do duhej të ishte alarm për ndryshim kahje. Por ja që në vend se të çrrënjosin krimin e organizuar dhe korrupsionin, sikur që u kërkua në “Komunikimin e Politikës së BE-së ndaj zgjërimit” më 17.04.2018, këta qeveritarët tanë kanë shkuar më tutje dhe sipas raportit “zyrtarët shtetëror kanë konflikte interesi dhe ngatërrojnë mandatin e tyre zyrtar me axhendën personale/partiake”.

Prandaj, po ua ofroj ca shembuj praktik e që janë shumë në këtë Qeveri pa legjitimitetin e duhur.

• Bujar Osmani nga MPJ (keq)përdor veturën e tij zyrtare dhe emëron familjar të funksionarëve të partisë së tij nëpër pozicione si ambasador, misione diplomatike e konsulare, këshilltarë shtetëror etj.

• Kreshnik Bekteshi, (keq)përdor pozitën e tij zyrtare dhe kështu ai ka dhënë miqve të tij të ngushtë vetura zyrtare në kundërshtim me autorizimet. Gjithashtu keqpërdorime të tjera me emërim të bordeve të ndryshme duke futur miq, familjarë të kolegëve të tij të partisë, kontrata në vepër më shumë se sa lejohet me Ligj (1% nga numri i përgj.i punëtorëve)

• Rruga Shkup-Bllacë (3 km i parë) është dyfishuar çmimi por një gjë e tillë edhe pse ka kaluar në Qeverinë pa legjitimitet, Banka Evropiane nuk e ka miratuar.

Pra, fillimisht vlerësimi i Raportit të PRIBE-së pastaj Komunikimi i Politikës së BE-së ndaj Zgjërimit ishin vlerësuesi më i mirë por ja që as ky vlerësim nuk arriti të zgjojë Qeverinë e RMV nga përkushtimi për të vjedhur dhe plaçkitur këtë popull të varfër. Dhe tani e kuptoni se asgjë ska të bëj me “propozimin francez” por në fakt ka të bëj me sjelljen e zyrtarëve politik që shtetin e konsiderojnë pronë të tyre private.

*postim në facebook