BE: Serbia të bashkëpunojë pa kushte për ndriçimin e ngjarjeve të 24 shtatorit në veri të Kosovës

Picture of INA
INA

09/10/2023

Bashkimi Evropian tha të hënën se pret bashkëpunim pa kushte nga Serbia për ndriçimin e ngjarjeve të 24 shtatorit në veri të Kosovës, ndërsa u bëri thirrje të dyja palëve të kthehen në tryezën e bisedimeve si e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë arritën një shkallë të pashembullt që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës pas 24 shtatorit, kur një grup serbësh të armatosur sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë në veri duke vrarë një oficer policie. Tre sulmues u vranë gjatë përleshjeve, që nxitën shqetësime për qëndrueshmërinë në rajon.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se të dyja palët duhet të ndërmarrin hapa për uljen e tensioneve, duke nënvizuar se blloku pret bashkëpunim pa kushte të Serbisë për ndriçimin e ngjarjeve të 24 shtatorit.

“Nuk është se thjeshtë presim bashkëpunim të plotë, por presim bashkëpunim pa kushte nga Serbia, dhe kur ka vullnet ka edhe rrugëdalje. Nuk ka nevojë të fshihet askush prapa çështjeve formale si njohja apo mosnjohja e një shteti, ka mjaft mënyra se si mund të ndash të gjeturat tua, si mund të bashkëpunosh dhe të kontribuosh në hetimin e plotë”, tha zoti Stano.

Kosova akuzon Serbinë për organizmin e sulmit ndaj policisë, por Beogradi zyrtar mohon çfarëdo lidhjeje me grupin e armatosur që kreu sulmin përgjegjësinë për të cilin e mori Milan Radojcic, nënkryetari i deritashëm i Listës Serbe, subjektit më të madh politik të serbëve në Kosovë.

Rrethanat e sulmit, tha zoti Stano, “duhet të sqarohen deri në fund në mënyrë që të kemi një fotografi të qartë rreth asaj se çfarë ndodhi, përse ndodhi dhe kush morri pjesë e kush e organizoi. Duke u bazuar në këto të gjetura Bashkimi Evropian do të vendosë se cilët do të jenë hapat e ardhshëm në qasjen tonë ndaj Serbisë, Kosovës, ndaj dialogut dhe rajonit në tërësi”, tha ai.

Autoritetet në Kosovë kërkojnë ndëshkimin e Serbisë për sulmin e 24 shtatorit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një takimi të hënën me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s me seli në Napoli, Admiralin Stuart B. Munsch, ritheksoi kërkesën për masa konkrete kundër Serbisë pas atij, që ajo e cilësoi akt agresioni ndaj Kosovës.

Bashkimi Evropian këmbëngul se do ta shqyrtojë mundësinë e vendosjes së masave pasi të kenë përfunduar të gjitha hetimet rreth 24 shtatorit.

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia javën e kaluar e vlerësoi situatën në veri të Kosovës si të paqëndrueshme dhe me mundësi përshkallëzimi. NATO-ja tanimë ka filluar shtimin e trupave në terren mes shqetësimeve për gjendjen e sigurisë.

TË FUNDIT
31 minuta
EVN Home në Maqedoni pranon ofertën e EMV-së
35 minuta
Mexhiti: Balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë
2 orë
Aggeler: Është për t’u përshëndetur njoftimi i Mickoskit se gjatë betimit do të përdorë emrin kushtetues
2 orë
Llogaritë për kualifikimin, ja si kalon grupin Shqipëria
3 orë
25 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së në Kosovë, ja marrëveshja që u firmos nga Hashim Thaçi e KFOR në 1999

ME TE LEXUARA

21 orë
Komisioni Rregullator me vendim të ri – as lirohet dhe as shtrenjtohet benzina dhe dizeli
1 ditë
Serbët e shqiptarët bashkë, mbështesin hapjen e urës së Ibrit
20 orë
Gashi priti Konjufcën në Kuvend
1 ditë
Sesion plenar i Asamblesë Parlamentare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore
19 orë
Tifozët serbë me thirrje “Vrit, ther, që shqiptari të mos ekzistojë”
1 ditë
Ndërron jetë një ushtar profesionist 25-vjeçar në poligonin “Krivolak”

LEXO MË SHUMË

evn-1

EVN Home në Maqedoni pranon ofertën e EMV-së

VLEN_Ministrat-

Mexhiti: Balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë

Aggeler

Aggeler: Është për t’u përshëndetur njoftimi i Mickoskit se gjatë betimit do të përdorë emrin kushtetues

gjasula kombetarja shqiperia

Llogaritë për kualifikimin, ja si kalon grupin Shqipëria

uck

25 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së në Kosovë, ja marrëveshja që u firmos nga Hashim Thaçi e KFOR në 1999

Mark Rutte

Udhëton me biçikletë dhe i bie pianos, Mark Rutte Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s!

Arben Taravari VLEN

Taravari ka një informacion për BDI-në, ja për çka bëhet fjalë

IMG_3389

Tifozët serbë me thirrje “Vrit, ther, që shqiptari të mos ekzistojë”

gashi-konjufca

Gashi priti Konjufcën në Kuvend

INFO

NA NDIQ