Bashkimi Evropian, Serbisë po i jep karrota, Kosovën po e godet me shkop

Picture of INA
INA

01/07/2023

shkruan: Muhamer Pajaziti

Në procesin e zgjerimit dhe thellimit, Bashkimi Evropian ka kohë që po merr vendime politike, duke thyer kështu parimet dhe kriteret e përcaktuara në Samitin e Kopenhagës në vitin 1993.

Kriteret kërkonin që një shtet të ketë institucionet për të ruajtur qeverisjen demokratike dhe të drejtat e njeriut, të ketë një ekonomi funksionale të tregut si dhe të adoptoj legjislacionin e BE – së, acquis communautaire.

Sot këto parime janë lënë anash dhe shtetet autokratike, sikur Serbia kanë filluar procesin e negociatave për anëtarësim, ndërsa Kosovës, shtetit më demokratik në rajon, po i vendosen sanksione.

Bashkimi Evropian bazuar në rrethanat gjeopolitike, shteteve jo demokratike të orientuara drejt Rusisë po ju jep karrota, ndërsa shteteve të apasionuara pas idesë së bashkimit ose të zgjerimit po i godet me shkop. Absurde!

Derisa një kohë të gjatë procesi i zgjerimit dhe thellimit llogaritej një nga mjetet më fuqishme të politikës së Bashkimit Evropian, ndërsa sot ky proces është shëndrruar në pazarë.

Zgjerimi i BE-së sado pak kishte frymëzuar reforma në rajonin e Ballkanit dhe ka mundësuar deri diku transformimin e Evropës Qendrore dhe Lindore nga regjimet komuniste në ato moderne me demokraci funksionale, por tani, ky proces po shkon drejtë deformimit.

Në këtë rrethana BE-ja duhet ta ketë të qartë se është momenti i fundit për ta deminuar këtë rajon, dhe për ta menaxhuar me kujdes procesin e zgjerimit, duke avancuar paqen, stabilitetin, prosperitetin, demokracinë, të drejtat e njeriut si dhe rregullat e ligjit tej përtej Evropës.

Të gjitha kalkulimet tjera do ta nxjerrin humbëse Bashkimin Evropian, si lojtar i rëndësishëm global.

TË FUNDIT
5 orë
Çfarë fshihet pas sinjalizimit të Putin për armëpushim?
1 ditë
Si po ngjall presidenti i Serbisë ndjenja kundër Perëndimit, Maqedonia mos t'i hyjë qorrsokakut!
1 ditë
DW: A është Gjermania e përgatitur për pandeminë e ardhshme?
5 ditë
Legjitimiteti dhe pushteti
6 ditë
Infeksioni politik i TV kanaleve shqiptare

ME TE LEXUARA

1 ditë
DW: A është Gjermania e përgatitur për pandeminë e ardhshme?
1 ditë
Si po ngjall presidenti i Serbisë ndjenja kundër Perëndimit, Maqedonia mos t'i hyjë qorrsokakut!
5 orë
Çfarë fshihet pas sinjalizimit të Putin për armëpushim?

LEXO MË SHUMË

Putin

Çfarë fshihet pas sinjalizimit të Putin për armëpushim?

vucic okb

Si po ngjall presidenti i Serbisë ndjenja kundër Perëndimit, Maqedonia mos t’i hyjë qorrsokakut!

gjermani jeta

DW: A është Gjermania e përgatitur për pandeminë e ardhshme?

zeka-alternativa

Legjitimiteti dhe pushteti

sunaj-raimi

Infeksioni politik i TV kanaleve shqiptare

refik hasani

Marrëveshja e Konçulit

ali mehmeti

Koha që shqiptarët në MV të përfaqësohen ndryshe nga sa ka bërë për 20 vjet BDI-ja

andi-bushati

Pritini kokën Albinit, por mos harroni interesin e Kosovës

ramabaja sadri

Ramabaja: Edi Rama – ky inkarnim i Esat Pashë Toptanit

INFO

NA NDIQ