BE tregon hapat e radhës për dialogun Kosovë- Serbi

Picture of INA
INA

02/11/2023

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një përgjigje për median ka konfirmuar se Bashkimi Evropian është duke planifikuar që të së shpejti të organizojë një takim në Bruksel në nivel të shefave të ekipeve negociataore mes Kosovës dhe Serbisë.

Zëvëndëskryeministri Besnik Bislimi dhe Petar Petkovic do të ftohen nga BE-ja për të vazhduar diskutimet aty ku kanë mbetur më 26 tetor dhe me qëllim të avancimit të implementimit të Marrëveshjes në Rrugën për Normalizim.

“Ndërmjetësuesi i BE-së po planifikon të organizojë së shpejti një takim në nivelin e kryenegociatorëve për të vazhduar diskutimet për avancimin e zbatimit të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit në vazhdim të takimit jozyrtar në mbështetje të Dialogut të 26 tetorit”, ka thënë Stano.

Më 26 tetor në Bruksel në margjina të takimit të Këshillit të Bashkimit Evropian, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Alekasnder Vucic kanë takuar krerët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe presidentin e Këshillit të BE-së, Charles Michel dhe Përfaqësuesin e Lartë, Josep Borell dhe emsiarin, Miroslav Lajcak.

Pas takimeve, Kurti dhe Vuçiq kanë deklaruar se kanë pranuar propozimin e BE-së për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, megjithatë Josep Borell në deklaratën e tij pas takimit ka thënë se as Kurti e as Vuçiq s’kanë qenë në gjendje që ta pranojnë propozimin e BE-së pa vendosur parakushte.

Për takimin dhe bisedimet, presidenti francez, Emanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni kanë dalë edhe me një qëndrim të përbashkët duke kërkuar nga Kosova që të nis themelimin e Asociacionit dhe që Serbia të japë njohjen de-facto për Kosovën.

Gjithashtu tre liderët evropianë kanë bërë thirrje që Kurti dhe Vuçiq të kapërcejnë në mënyrë urgjente dallimet që kanë për detaje në kuadër të marrëveshjes.

TË FUNDIT
1 orë
“Unë e urrej Donald Trump”/ Kush është 20-vjeçari që qëlloi me armë ish-Presidentin e SHBA-ve, video-mesazhi që ndau pak kohë më parë
3 orë
Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit
4 orë
Del video kur snajperisti vret sulmuesin e Trump në tubimin në Pensilvani (VIDEO)
4 orë
FBI identifikon sulmuesin, kush është autori 20 vjeçar që qëlloi me armë Donald Trump!
5 orë
Mot me diell dhe temperatura deri në 42 gradë Celsius

ME TE LEXUARA

22 orë
Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij
22 orë
DW për shlyerjen e adresave të shqiptarëve: Si po i gërryen Serbia të drejtat e shqiptarëve etnikë?
1 ditë
Taravari vizitoi familjen e foshnjës së dhunuar: Dhunuesit do të dënohen!
22 orë
DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë dhe rajon
1 ditë
A mund të përdoret neni i 25-të i Kushtetutës amerikane për zëvendësimin e Presidentit Biden?
15 orë
Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi
1 ditë
Osmani: Administrata e Biden ka bërë çmos që unë të jem prezente në aktivitetet e Samitit të NATO’s
12 orë
Krisma armësh në tubimin e Trump, largohet i gjakosur nga skena (VIDEO)
1 ditë
Deri 41 gradë, ky është moti për sot

LEXO MË SHUMË

IMG_4340

“Unë e urrej Donald Trump”/ Kush është 20-vjeçari që qëlloi me armë ish-Presidentin e SHBA-ve, video-mesazhi që ndau pak kohë më parë

trump sulm

Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit

Snajper trump

Del video kur snajperisti vret sulmuesin e Trump në tubimin në Pensilvani (VIDEO)

trump sulm

FBI identifikon sulmuesin, kush është autori 20 vjeçar që qëlloi me armë Donald Trump!

moti Vapa nxehti temperaturat

Mot me diell dhe temperatura deri në 42 gradë Celsius

durres plazh deti

Kurtishaj: Durrësi është boshatisur nga pushuesit e Kosovës për këtë arsye, ja çka pritet të ndodhë

trump sulm

Krisma armësh në tubimin e Trump, largohet i gjakosur nga skena (VIDEO)

ali ahmeti

Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi

DASH Uashington Departamenti

DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë dhe rajon

INFO

NA NDIQ