BE-ja, një xhuxh politik, një tigër prej letre dhe një gjigand ekonomik?

INA
INA

12 Korrik, 2023

Shkruan: Muhamer Pajaziti

E kanë quajtur “xhuxh politik”, “tigër prej letre”, por Bashkimi Evropian është një gjigand ekonomik që paraqet një nga integrimet ekonomike ndërkombëtare më të mëdha në botë.

Kjo organizatë supranacionale paraqet një hapësirë të shkëmbimeve më të mëdha tregtare në botë dhe shkëmbimet që zhvillohen brenda në këtë integrim janë më të mëdha se të cilit do vend ose integrim ekonomik në botë.

BE-ja përbën 16 për qind të eksporteve dhe importeve tregtare në botë si dhe është ofruesi numër 1 në botë i asistencë zhvillimore, ku së bashku me të Shtetet Anëtare investojnë më shumë se pjesa tjetër të botës së bashku, në vlerë prej 66,8 € miliardë në vit.

BE-ja dhe shtetet e saj anëtare janë numër 1 në botë si donator i ndihmës humanitare, duke dhënë 2.1 miliardë euro për të siguruar miliona njerëz me ushqim urgjent, strehim, arsim dhe kujdes shëndetësor në afro 90 vende, përfshirë edhe vendet e Afrikës.

Komisioni Evropian dhe Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë kanë lansuar Global Gateway, strategjinë e re evropiane për të rritur lidhjet dixhitale, energjinë dhe transportin që janë të zgjuara, të pastra dhe të sigurta dhe për të forcuar sistemet shëndetësore, arsimore dhe kërkimore në mbarë botën.

Global Gateëay synon të mobilizojë deri në 300 miliardë euro investime midis 2021 dhe 2027, për të mbështetur një rimëkëmbje të qëndrueshme globale, duke marrë parasysh nevojat e partnerëve dhe interesat e vetë BE-së.

Me rëndësi janë të theksohen edhe investime në politikën e jashtme me një staf diplomatik prej rreth 6000 punonjësve, rreth 400 diplomat, 160 misione observuese dhe 18 misione të paqes dhe sigurisë me rreth 5000 mijë ushtarë dhe police…

Dobësitë dhe ngecja

Por, kjo nuk do të thotë se nuk e egzistojnë dobësitë e saj në aspektin e ofrimit të sigurisë dhe unifikimit të politikës së jashtme. Kanë kaluar më shumë pesë dekada dhe ky organizëm ka stagnuar në shtyllën e parë, aty edhe ku filluan themelet e shtëpisë. Në këtë gjendje stabiliteti dhe qëndrueshmëria e saj mungojnë, sepse nevojiten edhe shtyllat tjera si dhe mjeshtër të zotë që do ta përfundojnë këtë projekt.

Të gjithë e dijnë se sfidat e ardhshme të BE-së janë unifikimi i plotë i Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë, e cila mund të arrihej me miratimin e Kushtetutës Evropiane, proces që dështoi dhe u kundërshtua nga votuesit francezë dhe holandezë në maj dhe qershor të vitit 2005. Me këtë u stopua procesi i ratifikimit.

Sa për sqarim qëllimi i Kushtetutës Evropiane ishte që të zëvendësoheshin traktatet ekzistuese të Bashkimit Evropian me një tekst të vetëm, duke i dhënë fuqi ligjore Kartës së të Drejtave Themelore, dhe zgjerimit të Votimit të Shumicës së Kualifikuar në fushat e politikave të cilat më parë ishin vendosur me unanimitet midis shteteve anëtare.

Ishte një mundësi e mirë që kjo organizatë të shkojë drejtë federalizimit apo një integrimi më të thellë, por shtetet Anëtare refuzuar që ta bartin plotësishtë sovranitetin e tyre tek Bashkimi Evropian.

Akualisht projekti ka ngecur disi, por kjo nuk do të thotë që kjo organizatë nuk është një lojtar global.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet Anëtare janë të angazhuar në mbarë botën për të promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin dhe interesat e qytetarëve europianë.

Për këtë qëllim, BE-ja punon për të parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve, për të nxitur elasticitetin demokracive, për të promovuar të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe për të forcuar bashkëpunimin bazuar në rregullat e rendi global.

Rezultatet do të ishin më të mira, nëse do të kishte një unifikim të plotë dhe integrim të thellë, por ky është realiteti. Ka akoma shumë dallime dhe mosmarrëveshje mes Shteteve Anëtare dhe kjo e minon procesin.

Për ta vërtetuar këtë disa autorë të huaj e theksojnë rastin e Gjermanisë dhe Francës, të cilët për vite me rradhë nuk po mund të arrijnë marrëveshje as për ndrrimin e orës.

Duhet theksuar se një unifikim i kësaj organizate ndodhi pas agresionit rus në Ukrainë. Frika nga kërcënimi dhe destabilizimi rus i unifikoi në shumë fusha, një gjë që duhej të kishte ndodhur më herët.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Kuvendi parlamenti maqedoni

Ligji për amnisti është dorëzuar në Kuvend – do të zbatohet me procedurë të shkurtuar

spital-1130x635-1-696x391

Nëna e 17-vjeçarit me autizëm që u keqtrajtua në Demir Hisar: Mezi rrinte në këmbë, ishte i mbidozuar nga ilaçet

kontrolloret-ajror-MK-1130x635-1-696x391

Kontrollorët e trafikut ajror në Maqedoni paralajmërojnë grevë më 12 tetor

dritan demiraj

Lufta duhet shmangur, por nëse mbeturinat e Milosheviqit e kërkojnë…

policia financiare e Maqedonise

Kush do të vjen drejtor i policisë financiare, pas largimit të Muaremit

baza ushtarake serbe

Kjo është baza e re ushtarake serbe që po ndërtohet në afërsi të kufirit me Kosovën (FOTO)

vucic cnn

Vuçiq gënjen në CNN

vjosa rama von der leyen michel

Ulja e çmimit të internetit ‘Roaming’ mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor, Rama: Hyri në fuqi më 1 tetor, e konkretizuar në samitin historik në Tiranë

Ursula von der Leyen

Parlamenti Evropian diskuton sot për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, pritet miratimi i një rezolute

INFO

NA NDIQ