Beatrix Ramosaj i rikthehet sërish temës për Donaldin dhe Big Brother VIP

Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka qenë një nga emrat më të diskutuar në Big Brother VIP, por edhe pas përfundimit të formatit.

Kjo për shkak të marrëdhënies me aktorin Donald Veshaj, me të cilin nisi një lidhje dashurie brenda shtëpisë së famshme.

Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në një edicion të verës në Prive, ku ka zbuluar të pathëna të shumta rreth jetës private.

Pavarësisht se e ka mohuar disa herë, bukuroshja nga Kosova e ka pranuar së fundmi faktin se tekstet e këngëve që ka publikuar i përshtaten historisë sa saj.

“Kur ke kaluar gjëra që njerëzit i dinë janë të vetëdijshëm për gjërat që kanë ndodhur normal që i lidhin me atë situatë. Por projektet të paktën dy të fundit ishin të shkruara më herët edhe kanë bërë një ndërlidhje menjëherë, “ngele duke bërë dedikime”. Jo s’i kam bërë ende dedikimet, kur t’i bëj do talleni. Kur sapo dola thoja ‘si të nxjerr unë këngë ndarje kur sa kam nisur diçka’, shkuan si shkuan punët thashë është momenti i duhur, dhe më përshtatej”, tha këngëtarja.