Bebe Rexha e fshehu por zbulohet kush është i dashuri misterioz

0

Bebe Rexha është zyrtarisht në një lidhje. Në një postim në Instagram Stories, ajo uroi partnerin misterioz për ditëlindje, portretin e të cilit e mbuloi duke vendosur një emoji me zemër.

Bebe është e kujdesshme, por njerëzit në internet janë shumë të kujdesshëm ndaj detajeve. Së fundmi, sipas raportimeve të Daily Mail dhe Just Jared, Bebe është parë në shoqërinë e Keyan Safyari. Fotot e tyre tregojnë diçka më shumë se shoqëri.

Çfarë e konfirmon akoma më shumë romancën e tyre është fakti se Keyan, referuar informacioneve në Google, ka lindur më 17 shtator, 1983. Keyan zotëron Moving Images Entertainment, një kompani për prodhimin e filmave, projekteve televizive dhe programe të tjera argëtuese. Ai është producent, regjisor, fotograf, artist dhe sikur të moj mjaftonin këto, është edhe lojtar hokej.