Bebe Rexha i përshtatet vendit! Ja si është veshur në Meksikë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha vazhdon të jetë shumë aktive në profesion.

Ditë më parë, ajo ka paralajmëruar turneun në disa shtete të Meksikës, të cilin e mban bashkë me këngëtarin e famshëm, Bruno Mars, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo ka postuar një fotografi të cilën e shkrepi pikërisht nga aeroporti në Meksikë.

Bebe ishte veshur tërësisht në të zeza, pantallonat prej lëkure i vizatonin linjat e formësuara, ndërsa në kokë kishte vendosur një kapele të stilit meksikan.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Bebe Rexha është “Meant to be”, këngë kjo e cila u prit shumë mirë nga publiku. /Lajmi.net/

https://instagram.com/p/BeqPYHzgX6Z/?utm_source=ig_embed