Bebe Rexha publikon projektin e ri muzikor (VIDEO)

Bebe Rexha ka publikuar këngën e re! Këngëtarja 31 vjeçare sapo ka lansuar projektin e ri të titulluar “Sacrifice” me videoklip.

Në klip, Bebe dhe ekuipazhi i saj i vajzave janë të gjitha vampire që lidhin dhe torturojnë një mjek dhe infermieret e tij, transmeton Klan Kosova.

Publikimi i këngës së re të Bebe vjen disa orë pasi ajo papritmas mbylli Instagram Live me fansat e saj kur një pjesëmarrëse papritur nxori organin gjenital në ekran. Pas incidentit, Bebe lëshoi një deklaratë duke kritikuar situatën “e neveritshme”.