Befasi? Edhe Neymar bashkohet me Cristiano Ronaldon: “Aktualisht, Liga Saudite është më e mirë se ajo franceze”…

Picture of INA
INA

08/01/2025

ARABIA SAUDITE – Në ceremoninë e Globbe Soccer Awards, të mbajtur më 28 dhjetor të vitit të kaluar, Cristiano Ronaldo tha se Liga Saudite është më e mirë se Liga Franceze:

“Në Francë është vetëm PSG, pjesa tjetër nuk llogaritet. Nuk më intereson çfarë thonë njerëzit e tjerë”. Këto deklarata bënë që njerëzit të flasin, por ka nga ata që janë dakord me kapitenin e kombëtares portugeze. I tillë është edhe braziliani Neymar.

“Aktualisht, edhe unë mendoj kështu (Liga Saudite është më e mirë se Liga Franceze). Niveli i Ligës Saudite po rritet. Nga ajo që shoh sot, është më mirë se Ligue 1. Por Ligue 1 ka vlerat e saj, unë kam luajtur në kampionatin e fortë francez, e di këtë. Por lojtarët që luajnë në Ligën Saudite janë më të mirë”, tha Neymar në një intervistë për CNN, i pyetur nga gazetarja nëse ishte dakord me fjalët e Cristiano Ronaldos.

Kujtojmë që Neymar ka përfaqësuar PSG-në mes viteve 2017 dhe 2023. Aktualisht ai mban fanelën e skuadrës së Al Hilalit, që drejtohet nga Jorge Jesus në Arabinë Saudite.

TË FUNDIT

Licencat dygjuhëshe në Kuvend, me kërkesë të qytetarëve do të jepen edhe në gjuhën shqipe

Durmishi: Viti 2025, vit i projekteve të mëdha infrastrukturore!

“Nuk të prek më”, Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin (Video)

Juli vjen me një deklaratë të rëndë për Eglin

Maqedonia e Veriut nuk e ndalon Tik-tokun

Pse Trump firmosi daljen e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë?

ME TE LEXUARA

1
Licencat dygjuhëshe në Kuvend, me kërkesë të qytetarëve do të jepen edhe në gjuhën shqipe
1
Durmishi: Viti 2025, vit i projekteve të mëdha infrastrukturore!
1
"Nuk të prek më", Egli përlotet pas diskutimit me Gjestin (Video)
1
Juli vjen me një deklaratë të rëndë për Eglin
1
Maqedonia e Veriut nuk e ndalon Tik-tokun

LEXO MË SHUMË