BEFASUESE!… Gareth Southgate ka filluar një punë të re deri në fund të sezonit

Picture of Ina Online
Ina Online

24/08/2024

Southgate dha dorëheqjen, pas tetë vitesh si trajner i “Tre Luanëve”, pas humbjes në finalen e Euro 2024 nga Spanja në korrik. Por sipas Henry Winter, ai tashmë është kthyer në punë.

Raportohet, se ish-trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, do të punësohet nga UEFA deri në fund të sezonit si vëzhgues teknik. Rol, në të cilin e sheh atë të ndjekë ndeshjet dhe t’i raportojë organit qeverisës të futbollit evropian, duke analizuar lojërat nga perspektiva e trajnerit.

Vëzhgimet, krahas përdorimit të videos dhe statistikave, janë krijuar për të ndihmuar UEFA-n të dallojë tendencat e reja në futboll, për të përmirësuar edukimin e trajnerëve.

Fabio Capello, Ole Gunnar Solskjaer, Avram Grant, Aitor Karanka dhe Frank de Boer, punuan të gjithë si vëzhgues teknikë të UEFA-s në “Euro 2024.

Southgate, 53 vjeç, duke marrë rolin e ri për pjesën e mbetur të sezonit 2024-2025 sugjeron se ai nuk po planifikon të kthehet në trajning gjatë asaj kohe.

Ish-trajneri i “Tre Luanëve” ishte shumë i lidhur me zëvendësimin e Erik ten Hag në Manchester United këtë verë. Megjithatë, Sir Jim Ratcliffe vendosi të qëndrojë me holandezin, i cili nënshkroi një kontratë të re në “Old Trafford”.

FA nuk ka caktuar ende një pasardhës të përhershëm të Southgate, i cili e ka shfrytëzuar sa më shumë kohën e tij të papunë, duke blerë pesë shtëpi të reja me vlerë 2.4 milionë £ për firmën e tij të investimeve në rritje dhe duke shijuar diellin për pushime në Portugali me familjen e tij.

TË FUNDIT

Aliu: Abetarja e Përbashkët Kombëtare futet për herë të parë në arsimin shqip në RMV

Bastisje në dy lokacione në Shkup!

ASH-Taravari: Ligji i ri për bixhozin është mashtrim – nuk ndalon, por e kthen në monopol shtetëror

Gashi për “Fokus”: Është koha të ndalen përçarjet dhe të hapet tema e bashkimit!

Në Maqedoni mungojnë 6 mijë infermierë

Mbyllet rruga rajonale Shkup-Tetovë, shkak zjarri masiv

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË