Presidenti i Shqipërisë ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
E alfabetin e gjuhës shqipe, Begaj e quan si thesarin më të çmuar e simbolin më të bukur të bashkimit kombëtar.
“Dita Kombëtare e Alfabetit nuk është thjesht festa e shkronjave shqipe, por përkujtim i shekujve të qëndresës së gjuhës sonë në të shkuarën, mirënjohje për vlerat e bukurinë e saj në të tashmen dhe një zotim për ta çmuar e iu dedikuar në të ardhmen.
Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!”, ka shkruar Begaj në Facebook.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjete sociale, ku përcillet mesazhi se gjuhën shqipe duhet ta duam, ruajmë dhe t’ia përcjellim brezave që vijnë.
“Gëzuar ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.(INA)