Begaj nga Kuvendi i Kosovës dërgon mesazh për dialogun me Serbinë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17/02/2023

Nga Kuvendi i Kosovës, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka uruar 15 vjetorin e pavarësisë. Begaj tha se dita e pavarësisë është një ditë krenarie për të gjithë shqiptarët pasi na kujton forcën qëndresës dhe rezistencës ndaj serbëve ndërsa falënderoi shtetet që njohën menjëherë vendin si shtet i pavarur.

“Shqipëria është mbështetëse aktive e integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës, pikësëpari e finalizimit të heqjes së vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Kam pritur me entuziazëm lajmin e aplikimit të Republikës së Kosovës për procesin e anëtarësimit në BE.

Përfitoj nga kjo mundësi për t’ju uruar sukses e hapa sa më të shpejtë në këtë rrugëtim. Shqipëria është pranë jush edhe për pranimin e Republikës së Kosovës në NATO, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, si dhe në të gjithë organizatat e tjera ndërkombëtare.”, u shpreh presidenti Begaj.

Më tej, ai përcolli edhe një mesazh për tensionet me Serbinë teksa tha se duhet të bashkëpunojnë për stabilitet dhe paqe në rajon.

“E kam të rëndësishme ta përshëndes këtë angazhim dhe vijimin e një dialogu të mirë ndërtuar, me njohje të ndërsjellë. Shumëllojshmëria etnike, kulturore, fetare duhet të kthehen në vlera ballkanike, me të cilat Ballkani mund të kontribuojë në Evropë dhe jo vetëm. Ne ballkanasit, nuk jemi larg njëri-tjetrit as gjeografikisht, as për vlerat që mbartim. Ne jemi shembulli i qartë se niveli i zhvillimit apo distancat fizike nuk janë as kriter e as pengesë për t’ju gjendur pranë njerëzve e popujve. Ndaj në vend të ndasive, brezave të ri ne mund t’i lëmë trashëgimi bashkëjetesën në harmoni”, tha Begaj.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

DASH departamenti amerikan

Korrupsioni i rëndë qeveritar dhe dhuna ndaj gazetarëve – raport i DASH për Maqedoninë e Veriut

zgjedhje maqedoni

Zgjedhjet presidenciale, të drejtë vote kanë 1.814.317 qytetarë

pompa-benzines-derivatet-naftes

Nga mesnata këto janë çmimet e derivateve të naftës

vjosa osmani okb grate e dhunuara

OKB-ja tentoi të bllokojë pjesëmarrjen e grave të mbijetuara gjatë luftës, Osmani refuzoi të merrte pjesë pa to

ARBEN

Taravari: Për ne miqësia me SHBA-të është e shenjtë, do të punojmë pareshtur me ta për një Maqedoni të integruar në BE dhe larg ndikimit rus

vucic un

Vuçiq dhe përfaqësuesi rus ankohen për të mbijetuarat e luftës që Osmani i mori në seancë

vucic okb

VIDEO/Reagimi i Vuçiqit kur Osmani flet për Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin e Shyhrete Tahirin

vjosa osmani okb un

Osmani në KS të OKB-së: Elhame Muqolli ishte vetëm 14-vjeçe kur forcat serbe vranë dhe dogjën 53 civilë

vucic kurti

Vuçiq ankohet në OKB: punët e Maqedonisë së Veriut s’i pengon Serbia, por Albin Kurti

INFO

NA NDIQ