Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj takoi sot në Uashington zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan dhe njëherit i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ai ka thënë se vendi i tij mbetet një vend i afërt për Uashingtonin.
“Shqipëria mbetet një aleat i fortë dhe i besueshëm i ShBA-së në Ballkanin Perëndimor, e cila aktivisht kontribuon në sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, është shprehur Begaj, përcjell KlanKosova.tv.
“Partneriteti ynë strategjik është i rrënjosur në angazhimin tonë të përbashkët për paqen, demokracinë dhe mirëqenien e përbashkët”, ka nënvizuar presidenti Begaj.(INA)