Bëhet virale fotoja e shqiptarit në Angli, derisa policia po e kërkonte ai ndodhej mbi çati

Iliria News Agency
Iliria News Agency

29 Mars, 2023

Në mediat angleze po qarkullon një foto e një personi që po qëndron mbi çati ndërsa policia gjendet në dritare duke kontrolluar pikërisht për atë person.

Bëhet fjalë për shqiptarin Etmond Lika i cili u ngjit mbi çati në momentin që policia ka nisur kontrollin në godinën me 6 dhoma të përshtatur për kultivimin e kanabisit.

200 bimë u gjetën gjatë operacionit, por shqiptari nuk u kap menjëherë.

Pas kërkimesh intensive 32-vjeçari pranoi fajin para gjykatës. Ai tha se kishte ardhur në Angli me gomone shtatorin e kaluar, me shpresën për një të ardhme më të mirë, raporton Euronews Albanian.

Avokati i tij argumentoi se i duhet dhënë një vendim i butë, për shkak se e ka kuptuar fajin dhe se nuk ka dënime të mëparshme. Në fund gjykata e dënoi me dy vite e katër muaj burg. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

termet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

bajram-begaj-milanovic-kroat

Kush është presidenti me rrogën më të lartë në Ballkan

rinia tirane

Shqipëria me rininë më të “braktisur” në rajon dhe Evropë

sali-berisha

“Dënoj manipulimin e serbëve të Kosovës nga Beogradi”, Berisha pas tensioneve në veri

ditmir bushati bujar osmani

“Po jetojmë 5 minutat më të mira të historisë tonë kombëtare”, ministri i Jashtëm i Maqedonisë në podcast-in e Ditmir Bushatit: Ja si mund të forcohet trekëndëshi Tiranë-Prishtinë-Shkup

edi-rama

Situata në veri, Rama: Kjo nuk e ndihmon Kosovën, mos ecni në këtë shteg të rrezikshëm

kufi-morine

Shkëmbim zjarri mes trafikantëve dhe policisë në kufirin Shqipëri-Kosovë

ruset gramsh

U arrestuan për spiunazh, lirohen 2 rusët dhe ukrainasi

Rama Grenell

Grenell takon Ramën: Duhet ta lirojmë sa më shpejtë Thaçin nga burgu

INFO

NA NDIQ