Bejli: Presim përparim të Maqedonisë në rrugëtimin drejt NATO-s

0

Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Xhes Bejli e ka riafirmuar edhe njëherë mbështetjen amerikane për integrimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, informon Zhurnal.

“Ne i mbështesim aspiratat e Republikës së Maqedoniosë për anëtarësim në NATO më shumë se 25 vite, gjithësesi se presim dhe duam që të përparojë”, kështu është përgjigjur amabasadori Bejli, në pyetjen e gazetarëve sa a do ti hapë rrugët e Maqedonisë për anëtarësim në NATO, Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Sofje.

Ambasadori amerikan këto komente i ka bërë në kuadër të pjesmarrjes së tij në projektin e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), për lidership, që u mbajtë në Parkun e qytetit të Shkupit.

Komentet

komentet