Bejta i përgjigjet Taravarit

0

Ish-kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, i ka mohuar akuzat e pushtetit aktual. Ai, tha se në çdo punë që ka bërë iu është përmbajtur procedurave ligjore.

“Jo vetëm për tokën, por ne jemi i mbajtur të gjitha procedurave. Ne kemi investuar shumë në qytetin e Gostivarit, mbi 600 projekte, janë ndërtuar mbi 50 banesa kolektive, ne kemi punuar me të gjitha normat ligjore dhe prandaj Gostivari është qytet ndryshe nga qytet tjera. Ai tani është zgjedhur le të punon dhe të bënë punën më të mirë që kamë bërë unë”, u shpreh Nevzat Bejta, ish kryetar i Gostivarit, për Tv 21.

Arben Taravari akuzoi sot se pushteti i kaluar i Komunës së Gostiavrit ka shitur pronë të kësaj Komune edhe atë me çmime qesharake. Në prezantimin e radhës “E vërteta për BDI-në”, kryetari i Gostivarit Taravari, tha se tani pronarë të atyre pronave janë të afërmit e ish kryetarit të Komunës së Gostivarit