Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Picture of INA
INA

14/02/2025

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të enjten ka njoftuar se ka marrë vendim që të mos bashkëpunojë me Qeverinë lidhur me festimin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe manifestimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

E, për këtë ka reaguar edhe ish-kryetari Skenderajt, Bekim Jashari, i cili tërthorazi ka kritikuar OVL-UÇK-në, duke shkruar se nuk është momenti për bojkot të momenteve festive, transmeton Telegrafi.

“Kur erdhi dita për t’i dalë zot atdheut, bijtë dhe bijat e Kosovës iu përgjigjën kushtrimit pa hezitim, duke lënë mënjanë çdo dallim. Vetëm pak ishin ata që bojkotuan dhe nuk u bënë pjesë e “dasmës së lirisë”. Sot kemi mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, të fituara me gjak dhe sakrificë. Bojkoti i këtyre momenteve nuk ndryshon rrjedhën e historisë, por flet shumë për ata që zgjedhin ta bëjnë”, ka pohuar ai.

Tutje, ai ka shkruar se “Kosova është meritë e të gjithëve, dhe në vend të bojkotit, mirënjohja dhe nderimi për ata që na sollën lirinë duhet të na bashkojnë”.

“Siç thoshte mixha Rifat: “Humba 56 anëtarë të familjes, por fitova zemrat e miliona shqiptarëve.” Asgjë nuk mund ta zbehë madhështinë e kësaj feste! Lavdi dëshmorëve”, shkruan Jashari.

Ndryshe, kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot në mbledhjen e mbajtur ka marr vendim që të mos bashkëpunojë me Qeverinë lidhur me festimin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe manifestimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Në vendimin e OVL e UÇK-së thuhet se ky vendim vjen pasi sipas tyre Qeveria aktuale e Kosovës nuk ka treguar asnjëherë gatishmërinë që të bashkëpunojë.

“Duke parë të arsyeshme se kjo Qeveri ka qenë një nga qeveritë që ka shkelur çdo të drejtë tonën, ne si OVL e UÇK-së do të organizohemi me degët tona në çdo komunë të Kosovës që heronjtë, dëshmorët dhe sakrificën sublime të UÇK-së në këto dy data historike në mënyrë të organizuar nga Kryesia e OVL e UÇK-së dhe degët tona t’i festojmë dhe nderojmë në mënyrën më fisnike që na përket neve si luftëtarë të UÇK-së”, thuhet në vendim. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/BekimHamezJashari/posts/1170955337730240?ref=embed_post

TË FUNDIT

Pas dy orësh qëndrim me familjarët, Thaçi largohet nga shtëpia e tij në Burojë

Një pjesëtar i grupit të DNK-së në mesin e të dyshuarve për zjarrin e Koçanit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pyetet nëse synon vazhdimin e mandatit, ja si përgjigjet

Miteva: Mbyllen 13 diskoteka për mosplotësimin e kushteve minimale, edhe pse kishin licencë

Paga neto në janar 43.050 denarë

Të përgjigjen gjyqtarët dhe prokurorët të cilët e kanë penguar drejtësinë për shumë raste, kërkoi iniciativa e re “Zero” nga Tetova

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË