Bekim Neziri kandidat për kryetar të degës së Çairit

INA
INA

03/06/2023

Ish ministri dhe kandidati për deputet nga radhët e Bashkimi Demokratik për Integrim, Bekim Neziri, tani i fokusuar ne biznes njëherë është ndër të parët që ka shpallur kandidaturën për kryetar të degës së Çairit.

Kandidimi i tij vjen vetëm disa ditë pasi integristët caktuan Ekrem Bunjakun si koordinatorë për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në degën e Çairit.

Neziri në vitin 2015-të ka qenë kryetar i shtabit zgjedhor komunal, kurse në periudhën 2014-2016, për dy vite radhazi ka udhëhequr me Ministrinë e Ekonomisë.

Neziri konsiderohet si person i afërt me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti por edhe me te dy krahët në BDI-në e Çairit.

Neziri gjithashtu ka qenë edhe shef i shtabit qendror zgjedhor dhe disa herë ka udhëhequr edhe zgjedhjet në Çair.

Ai në vitin 2020, gjithashtu ka qenë edhe kandidat për deputet nën logon e Bashkimit Demokratik për Integrim në zonën zgjedhore numër 3, rajonin e Velesit dhe Çashkës.

Këto zgjedhje po organizohen sipas parimit një anëtar, një votë, por nga fraksioni i BDI në Çair kanë shprehur pakënaqësi lidhur me këto vendime përjashtuese ndaj tyre dhe që po dëmtojnë BDI-në.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

izet mexhiti

Izet Mexhiti: Koalicionin VLEN e kërkoi populli, ndërsa koalicioni i BDI me Menduh Thaçin e të tjerët është koalicion zori

5dabfccd-51db-4774-a2a0-8dae5c33ddcf

Kasami nga Struga ironizon me ‘’qeverinë e improvizuar të Ali Ahmetit’’: Zot, ruaju mendjen

Screenshot_2024-04-18-22-23-44-810_com.android.chrome-edit

Osmani: Nuk ka kufij më për ëndrrat tona…

Screenshot_2024-04-18-21-52-06-414_com.android.chrome-edit

Ilir Hasani: Jo mua, por Kumanova duhet t’u takojë shqiptarëve

FB_IMG_1713462436503

Ajdari:Sllupçani gjithmonë rreshtohet pas ideve madhore

vmro_np

Maqedonia përsëri e jotja” – kjo është moto VMRO-DPMNE-ja për fushatën parazgjedhore

FB_IMG_1713457848339

Sinani ironizon seancën e Frontit Evropian:Fillova punën si eurodeputet

bujar osmani

Osmani: Ta ”pushtojmë” kalanë e fundit të monopolit etnik!

mickoski-1

Zgjedhjet Parlamentare/ Mickoski: Fushatë pozitive për të kthyer shpresën e qytetarëve

INFO

NA NDIQ