Bekim Qoku i ka dy fjalë për Levicën

Picture of INA
INA

04/09/2024

Bekim Qoku

Partia politike E majta (Levica) ngriti para disa ditësh interpelancë ndaj kryetarit të Kuvendit të MV z. Afrim Gashi. Kur lexon platformën dhe programin zgjedhor të kësaj partie, kupton mirë ku e ka qëllimin e vërtetë. E majta ka 6 deputetë në kuvendin e MV.

Këtu do të shquaj disa nga pikat dhe çështjet e kësaj partie që i kishte në programin e saj zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 2024 dhe që, nëse bëhej pjesë e qeverisë, do të këmbëngulte t’i zbatonte ato:

• Tërheqje të njohjes së pavarësisë së Kosovës si protektorat amerikan që paraqet një burim të përhershëm jostabiliteti në Ballkan (si p.sh. invazioni i UÇK-së në vitin 2001, si dhe ….. )

*Por pak më tutje thuhet:
• Do të njohim pavarësinë e Palestinës, Katalonisë dhe Baskisë.”
*Pra, përkrahin luftën e popujve të shtypur për pavarësi e liri sepse janë të majtë, ama janë paksa selektivë, jo bash të majtë kur bëhet fjalë për shqiptarët.
• Rritjen e sigurisë dhe kontrollit përgjatë kufirit maqedonas me “Kosovën” dhe Shqipërinë, si zona rreziku të kontrabandës.
*(Vini re thonjëzat te fjala Kosovë!).
• Vazhdim dhe avancim i bashkëpunimit në kuadër të iniciativës Ballkani i Hapur (Mini-Shengen).
*(Vini re kontradiktën: duan të rrisin sigurinë përgjatë kufirit me Shqipërinë, por mbështesin Ballkanin e Hapur që ka për synim lëvizjen pa kufi midis shteteve brenda kësaj nisme! Duket sheshit se e Ballkanin e Hapur e duan për Serbinë)
• Nënshkrim i Platformës maqedonase nga ana e partive politike maqedonase, me qëllim për të krijuar një Konsensus kombëtar, si parandalim të kërcënimeve të vazhdueshme që vijnë nga partitë e pakicës shqiptare nënshkruese të Platformës së Tiranës.
• Bashkëpunim më të afërt me Unionin Evro-aziatik (EAU), sipas shembullit të Serbisë.
• Ndërtimin e një hekurudhe super të shpjet që lidh Shkupin me Beogradin (Serbinë) dhe Budapestin (Hungarinë), me mundësi lidhjeje me Selanikun (Graqinë).
• Ndërtimin e një partneriteti strategjik me Federatën Ruse.
• Prishje të marrëveshjes për fqinjësi të mirë Bullgarinë.
• Ndërprerja e procesit të bullgarizimit ….
*Janë edhe plot pika ku synohet anulimi i tërësishëm i përdorimi të gjuhës shqipe në të gjithë territorin e MV.

Urrejtja ndaj shqiptarëve, tonet fashiste sikur me e lexue Mein Kampf të Hitlerit kur shikon platformën e tyre, e bëjnë të pamundur çfarëdo bashkëpunimi me ta. Kështu ka qenë dhe kështu do të mbetet raporti me ta.

TË FUNDIT
3 minuta
Vetëvrasjet fenomen në rritje në RMV, gjatë vitit 2023 janë regjistruar 104 raste
9 minuta
KINSIV në M-NAV do ta hetojë ngjarjen e sigurisë mbi qiellin e Shkupit nga 7 shtatori
12 minuta
Pritet vendim për shportën e konsumit vjeshtor me çmime më të ulëta
13 minuta
Një delegacion i Bundestagut gjerman për vizitë në Kuvend
13 minuta
Mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell

ME TE LEXUARA

18 orë
Azizi: Po dështon përpjekja e BDI-së për “destabilizim”!
9 minuta
KINSIV në M-NAV do ta hetojë ngjarjen e sigurisë mbi qiellin e Shkupit nga 7 shtatori
18 orë
Mashtrim i ri në Maqedoni – Facebook i rrejshëm këtë herë kërkon përditësim të të dhënave
3 minuta
Vetëvrasjet fenomen në rritje në RMV, gjatë vitit 2023 janë regjistruar 104 raste
17 orë
VLEN: Kompania e afërt me Azirin, përfitime edhe nga komuna e Likovës
17 orë
Mehmedi: Për të drejtat e shqiptarëve në RMV është derdhur gjak, nuk lejojmë diskriminim!
16 orë
Rijad Shaqiri dhe Haradinaj: Të fala atyre që mendojnë se do ti harrojmë ushtarët e UÇK-së
15 orë
Një nga fenomenet më të shëmtuara të regjimit që iku, ishin të famshmet Kontrata!

LEXO MË SHUMË

auto_vetevarje-1481738745-5455801_1522671840-766041615226758341522675838-768x421

Vetëvrasjet fenomen në rritje në RMV, gjatë vitit 2023 janë regjistruar 104 raste

mnav fluturimet civile

KINSIV në M-NAV do ta hetojë ngjarjen e sigurisë mbi qiellin e Shkupit nga 7 shtatori

fature-market

Pritet vendim për shportën e konsumit vjeshtor me çmime më të ulëta

Kuvendi parlamenti maqedoni

Një delegacion i Bundestagut gjerman për vizitë në Kuvend

moti-1

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell

Krenar Lloga

Krenar Lloga: Vazhdon degradimi i shqiptarëve në Armatën e RMV

avtoskola vozitje

Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes

Arben Taravari VLEN

Një nga fenomenet më të shëmtuara të regjimit që iku, ishin të famshmet Kontrata!

IMG_0639

Rijad Shaqiri dhe Haradinaj: Të fala atyre që mendojnë se do ti harrojmë ushtarët e UÇK-së

INFO

NA NDIQ