Bekim Sali: AAA ka dëshmuar konstruktivitetin në momente vendimtare

Iliria News Agency
Iliria News Agency

02/02/2023

Nënkryetari i Alternativës dhe ministër i shëndetësisë, Bekim Sali theksoi në emisionin Click Plus se organet e partisë së tyre nuk kanë vendosur akoma nëse do të mbeten në qeveri apo do ta braktisin atë, pasi akoma nuk ka diçka konkrete nga bisedimet LSDM-ASH.

Sipas tij, AlternAtivA do të debatojë brenda organeve të partisë dhe do të sjell një vendim kur të ketë diçka konkrete para vetes.

“Për momentin është gjithçka në supozime dhe përderisa nuk ka diçka konkrete ne nuk mund të marrin qëndrim të prerë. Në momente të caktuara ka debate shumë konstruktive brenda partisë sonë, dhe organet partiake pastaj marrin vendimin final”, tha Sali.

Por, Sali tha se AlternAtivA është dëshmuar se di të jetë konstruktive dhe të marrë vendime të rëndësishme për të cilat koha dëshmon se kanë qenë të drejta.

“Ne si parti politike jemi dëshmuar se në momente të caktuara dimë të bëjmë kompromise që fillimisht mund të duken se janë në dëm të partisë, siç ishte hyrja jonë në Qeveri. Por jam shumë i lumtur që me gjithë atë dhimbje brenda partisë Alternativa u soll vendim që të bëhemi pjesë e shumicës, dhe brenda 7 muajve u hapën negociatat me BE-në”, deklaroi Bekim Sali./TV2

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

improvizim bujar

Pasi mori rolin e kryetarit të Kuvendit, Ziadin Sela në seancën e improvizuar shpalli Bujar Osmanin president të shtetit

improvizim

Në seancë të improvizuar, Ali Ahmeti shpall Ziadin Selën kryetar të Kuvendit të RMV-së

Protesta_Mjeket

Specialistët privatë vazhdojnë me grevën, thonë se kanë presione nga klinikat dhe kolegët më të vjetër

qytetare-1280x899

Shumica e të rinjve përdorin rrjetet sociale, sipas tyre partitë janë burimi më i madh i informacioneve të pasakta

ziadin sela

Sela: Pse janë të shqetësuar nga Fronti Evropian

afrim gashi

Gashi: Ata që sot e sulmojnë Albin Kurtin, janë të njëjtit që po i vajton edhe Aleksandar Vuçiqi

zgjedhje maqedoni

Fillon gara për deputetë, edhe pesë ditë fushatë presidenciale

bilall kasami kumanove

“Ju ka hyrë fesati, po përçahen çdo ditë” – Kasami thumbon Frontin Europian

zgjedhje maqedoni

Sot nisi fushata për zgjedhjet parlamentare

INFO

NA NDIQ