Bekim Sali shpalos dokumentin ku shihet se deputetët e Alternativës nuk kanë votuar për propozimin për ndryshimet në Kodin Penal!

Picture of ina-online
ina-online

28/09/2023

Ish ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, i ka reaguar ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, në lidhje me ndryshimet e Kodit Penal, e në të cilat parashikohet ulja e dënimeve për personat që kryejnë abuzime seksuale ndaj fëmijëve.

Ministri LLoga, kishte deklaruar se këto ndryshime janë përkrahur edhe nga partia Alternativa, megjithatë, Bekim Sali, ka publikuar dokumentin ku shihet se asnjë deputetë i Alternativës nuk ka votuar për këto propozime.
Ajo që është edhe më tronditëse, shkruan Sali, është fakti se deputetët e ASH-së, ende pa qenë në Qeveri, kanë mbështetur këto ndryshime.

“Megjithatë, një kthesë tronditëse zbulon se deputetët e ASH-së, përfshirë Syrija Rashidi, Abdulla Saliu, Ilire Dauti, Artina Qazimi dhe Atnan Neziri, votuan pro një propozimit të Kodit Penal, duke kundërshtuar pretendimet e ministrit Lloga. Ky është një shembull i mprehtë i pandershmërisë politike dhe një shpërfillje e cila cenon mirëqenien e fëmijëve. Dhe deputetët tuaj e mbajnë përgjegjësi për këtë! Është dëshpëruese kur zyrtarët e qeverisë dhe partitë politike përdorin gënjeshtra. Minsitrit Lloga ia përkujtojë se në 12 shkurt 2023 Alternativa kishte marrë vendimin për largim nga qeveria, e ndërsa ju 3 muaj para kësaj i kishit bërë gati kollaret për në qeverisjen e shumë dëshiruar me BDI-në dhe ia votonit të gjitha ligjet bllanko. Dhe ky është një prej atyre ligjeve i votuar në mënyrë amotereske pa pikë analize, por që dëshmon një vasalitet ndaj BDI-së që sot e kësaj dite është evident”, ka shkruar Bekim Sali.
Sali shkruan se është e kuptueshme se pas cdo pengese bëhet tentim për të hedhur fajin tek të tjerët, por se në këtë rast faji është i ministrit Lloga dhe disa nga kryesia e ASH-së të cilët janë të kapur nga BDI-ja.
“Është për të ardhur keq për disa udhëheqës të ASH-së që e gjejnë veten të instrumentalizuar në këtë aleancë me BDI-në. Po them disa anëtarë të kryesisë të ASH-së e jo të gjithë, pasi e di që ka individë të mirë dhe parimorë në radhët e tyre. Ata ndihen të tradhtuar nga ky bashkim me BDI-në”, shkruan më tej në reagimin e tij Sali.

TË FUNDIT
1 orë
Sot bëhet varrimi i gazetarit Isuf Kadriu
1 orë
Ministri Mucunski do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së
2 orë
QMK: Po sanohen dëmet nga moti i ligë në Tetovë dhe Shkup
2 orë
Xhaferi sot do t’ia dorëzojë funksionin e kryeministrit Hristijan Mickoskit
2 orë
Taravari cakton zëvendësin e tij dhe ka një mesazh për gostivarasit

ME TE LEXUARA

1 orë
Sot bëhet varrimi i gazetarit Isuf Kadriu
23 orë
Kathimerini: A do të bëhet Mickoski Orbani i izoluar i Ballkanit!?
13 orë
Votohet Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut
22 orë
Taravari para votimit të Qeverisë: Këto janë zotimet tona!
12 orë
Xhaferi të hënën i'a dorëzon mandatin Mickoskit
20 orë
Azizi drejtuar BDI-së: Stoilkoviçin nuk e sollëm ne, atë e gjetëm në mesin tuaj (VIDEO)
11 orë
Bekim Qoku: Dhe ja, më në fund, Erdhi dita, Ali opozita

LEXO MË SHUMË

isuf kadriu

Sot bëhet varrimi i gazetarit Isuf Kadriu

timco mucunski

Ministri Mucunski do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së

bresher

QMK: Po sanohen dëmet nga moti i ligë në Tetovë dhe Shkup

talat xhaferi

Xhaferi sot do t’ia dorëzojë funksionin e kryeministrit Hristijan Mickoskit

arben taravari

Taravari cakton zëvendësin e tij dhe ka një mesazh për gostivarasit

varhelyi

Varhelyi uron Mickoskin: Pres të bashkëpunojmë për të avancuar rrugën europiane të vendit

Mickoski

Kush është Hristijan Mickoski, kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut

moti shiu

Mot me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite në disa pjesë të luginave paraqitje e mundshme e shiut të rrëmbyeshëm, bubullimave dhe erës së fuqishme

bekim qoku kuvend

Bekim Qoku: Dhe ja, më në fund, Erdhi dita, Ali opozita

INFO

NA NDIQ