Bekteshi: Është zgjidhur problemi në Sllupçan, të gjithë qytetarët duhet të paguajnë energjinë e konsumuar

ina-online
ina-online

6 Korrik, 2023

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi theksoi se sot do të zgjidhet problemi i furnizimit me energji elektrike në fshatin Sllupçan.

“Të gjithë qytetarët duhet të paguajnë energjinë e konsumuar dhe Ministria e Ekonomisë do të ndihmojë në çdo situatë ku ka nevojë, sipas kompetencave që kemi, tha ministri i Ekonomisë, Bekteshi, në një deklaratë për media pas përdorimit të paautorizuar të energjisë elektrike nga vendasit u shkaktua problem në rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike në disa fshatra në Likovës”, deklaroi Bekteshi.

“Ministria e Ekonomisë, në përputhje me kompetencat që dalin nga Ligji për Energjinë dhe aktet nënligjore, krijon një mjedis për të reduktuar humbjet e energjisë elektrike në fushën e transmetimit dhe shpërndarjes dhe në fushën e vjedhjeve që ekzistojnë. Unë jam personalisht i përfshirë në këtë proces dhe dua t’u them të gjithë qytetarëve se energjia elektrike duhet paguar kudo. Siç ishte rasti me Haraçinën dhe vendbanimet tjera, çdo qytetar duhet të paguajë për energjinë e konsumuar, kështu funksionon ekonomia e tregut dhe ekonomia e rregulluar, sepse çmimi i energjisë elektrike është i rregulluar në vendin tonë. Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të mbajtur humbjet në minimum. Nga viti i kaluar e deri më tani, me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe institucioneve të tjera, humbjet janë ulur ndjeshëm. EVN ka të drejtë sipas rregullores që të veprojë në këto raste pasi ka marrë obligim të punojë në përmirësimin e rrjetit në mënyrë që të përmirësojë shërbimet që u ofron të gjithë qytetarëve, tha ministri Bekteshi.

Ministri theksoi se ka biseduar me kryetarin e Komunës së Likovës, Erkan Arifi, se situata në Sllupçan do të zgjidhet dhe ekipet e elektrodistribuimit do të mund të punojnë pa pengesa në heqjen e defekteve dhe përmirësimin e rrjetit shpërndarës.
Kam folur me kryetarin Arifi, i cili ka bërë një punë të shkëlqyeshme, me sa kam informacione, ka folur me të gjitha vendbanimet, nëse duhet të ndihmojmë si Ministri e Ekonomisë do të ndihmojmë, të takojmë banorët jo vetëm në Sllupçan. por edhe në vendbanime të tjera. Por më duhet të them edhe një herë se të gjithë qytetarët e kanë obligim të paguajnë energjinë e konsumuar, tha Bekteshi. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Persona të caktuar nuk do të përfitojnë nga amnistia! LSDM do të ndërhyjë me amendamente

denari-756x420-696x387-1

Nuk do të ketë rritje lineare të pensioneve! Trençevska: Për një vjet e gjysmë rritëm pensionet për 3.200 denarë

Maqedoni_Bullgari_1

Grupet punuese eksperte të RMV-së dhe Bullgarisë dje kanë mbajtur takim, në fokus realizimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë

kontrolloret-ajror-MK-1130x635-1-696x391

Kontrollorët e trafikut ajror në Maqedoni paralajmërojnë grevë më 12 tetor

kiro gligorov atentat-696x440

28 vjet nga atentati ndaj presidentit Kiro Gligorov

evn-fatura

LSDM: Çmimi i rrymës nuk do të rritet, po kthehet tarifa e lirë ditore nga dhjetori

kuvendi parlamenti

Propozim-rregullorja e re e Kuvendit të RMV-së sot para deputetëve

spital-1130x635-1-696x391

Një fëmijë 17 vjeçar me autizëm i lidhur me zinxhir në spitalin psikiatrik në Demir Hisar

mepso

Pezullohet kompania diskutabile, MEPSO-s i merrte energjinë elektrike pa e paguar

INFO

NA NDIQ