Bekteshi i kërkon “mejdan” ministrit të Kosovës, Endrit Shala

0

Nuk janë të vërteta arsyet e homologut kosovar dhe ne në çdo moment jemi të gatshëm të bisedojmë me fakte e argumente, madje edhe ballafaqim medial. Kështu për gazetën koha.mk ka deklaruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pas vendimit të ministrit të Tregtisë së Kosovës, Endrit Shala për taksë për mjaltin dhe pataten nga Maqedonisë.
“Nuk janë të vërteta arsyet e homologut kosovar dhe ne në çdo moment jemi të gatshëm të bisedojmë me fakte e argumente, madje edhe ballafaqim medial”, tha ministri Bekteshi.
Në ndërkohë, për të hënën është caktuar takim urgjent në Ministrinë e Ekonomisë me Drejtorinë e Doganave dhe Ministrinë e Bujqësisë