Bekteshi jep lajmin e mirë për rrogat

Iliria News Agency
Iliria News Agency

13/03/2023

Ministri i Ekonomisë Krehsnik Bekteshi sot ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Ai ka bërë të ditur se qeveria ka vendosur që paga minimale do të jetë 20.175 denarë. Bekteshi thotë se qytetarët do të marrin pagë minimale më të lartë edhe ate më shumë se 2000 denarë dhe kjo është një rritje prej 12%.

“Në mbledhjen e sotme të Këshillit Ekonomiko – Social është marrë Vendimi për rritjen e pagës minimale në vend. Paga minimale nga muaji mars do të rritet për më shumë se 2000 denarë dhe do të arrijë në 20.175 denarë. Kjo është një rritje prej 12%.
Me pagën që do të marrin punëtorët në muajin prill, nuk do të ketë asnjë punëtor në vend që do të marrë pagë nën këtë shumë. Kemi futur një zgjidhje ligjore për përcaktimin e pagës minimale. Metodologjia është plotësisht në përputhje me sindikatat dhe institucionet. Ashtu siç premtuam, sot e përmbushim premtimin tonë.
Rritja e pagës minimale në 20.175 denarë do të bëhet edhe te 27.000 të punësuarit e Pushtetit Qendror (te nëpunësit administrativë, nëpunësit në burgje, nëpunësit në gjyqësor dhe prokurori, të punësuarit në kopshte dhe pushimore të fëmijëve, te pjesëtarët e ARM-së), si dhe te ➡️3.000 të punësuarit e institucioneve kulturore.
Kemi siguruar rritje të vazhdueshme të pagave.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdon të mbrojë standartin e qytetarëve. Askush nuk do të mbetet vetëm@ ka shkruar Bekteshi.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ASH

ASH: Mickoski konfirmoi se po përgatitet një front anti BE dhe NATO

kandidatet president maqedoni zgjedhjet

Edhe 4 ditë deri në përfundim të fushatës për zgjedhjet presidenciale, ja çfarë premtojnë e për çfarë akuzojnë kandidatët

Mickoski

Mickoski premton pajtimin dhe bashkimin kombëtar maqedonas

FILIPCE-768x507-1

Filipçe: VMRO-DPMNE i gënjen qytetarët! Misajllkovski: Jam optimist për zgjidhje më të mirë për BE

fatmir besimi

Besimi: Deri në vitin 2028 paga mesatare 900-1000 euro

vankovska

Vankovska: Nuk mjaftohemi me një kolltuk dhe një pozicion, ne kemi një kauzë

Pendarovski Siljanovska

Pendarovski: Kam treguar se çfarë do të thotë të jesh president i të gjithë qytetarëve

Gordana Siljanovska Davkova

Siljanovska: Në zgjedhje vendoset nëse Maqedonia do të jetë pro-evropiane

Arben Taravari Bujar Osmani

Ku dallon Arben Taravari dhe Bujar Osmani?

INFO

NA NDIQ