“Nuk ka krizë për furnizimin me naftë dhe derivatet e naftës. Ka rezerva të mjaftueshme si te tregtarët e derivateve ashtu edhe në rezervat e mallrave shtetërore. Të mos bëhet panik te qytetarët se do të ketë kufizime për naftën dhe derivatet e naftës” tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në intervistën e sontme të ftuar në Lajmet e TV Sitel.
Deklarata e tij pasoi pasi pasditen e sotme në disa pika karburanti në të gjithë vendin u krijuan kolona automjetesh, përcjell INA.
“Në mesin e qytetarëve është krijuar një panik artificial, i cili mund të shkaktojë dëme dhe çekuilibër në treg”, tha ministri Bekteshi.(INA)